Ronaldo rikthehet në fushat e gjelbërta?
Klubi çeçen i Terek Grozny synon që të rikthejë në fushat e futbollit sulmuesin Brazilian, Luis Nazario Delimma Ronaldo. Për t`ja arritur kësaj, Terek ka ndërmend që të bëjë një ofertë rekord për futbollin rus. Presidenti i Terekut, miliarderi Ramzan Kadyrov, ka vendosur që t`i ofrojë 8 milionë dollarë Ronaldos, për një kontratë 1.5-vjeçare.
Tereku së fundi ka marrë si trajner holandezin e famshëm Rud Guulit. Megjithatë, vështirë se Ronaldo do të pranonte, duke qenë se ai ka vetëm pak ditë që ka deklaruar tërheqjen nga futbolli i luajtur.