E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta “zgjatet”, ble Henri Ndrekën

Gjiganti Henri Ndreka (1.93 m) është blerja e bujshme e Teutës në javën e fundit të merkatos verore.
Mbrojtësi lezhjan, i cili rikthehet në Shqipëri pas eksperiencës ukrainase me Krivbas Krijog (25 ndeshje), ka luajtur më parë edhe me Besëlidhjen (4), Partizanin(104) e Vllazninë (22), duke shënuar në total 12 gola.
Debutimi i 25-vjecarit Henri Ndreka me fanellën durrsake do të jetë ai kundër Tiranës. Teuta barazoi ndeshjen e parë me Dinamon (0-0).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›