E Diel, 1 Nëntor 2026

Jonuzi pret pasaportën nga MTKRS

Ahmet Jonuzi do të jetë talenti i radhës nga Kosova që pritet të veshë zyrtarisht fanellën e përfaqësueses shqiptare.

Mesfushori 19-vjeçar që aktivizohet te Vorskla Poltava në Ukrainë ka luajtur në miqësoren që Under-21 e Artan Bushatit fitoi 3-0 në fushën e Maqedonisë.

Me paraqitjen në këtë ndeshje, Jonuzi ka marrë edhe “ok” përfundimtar nga trajneri i “kuqezinjve të vegjël”. Kjo bëri që Federata Shqiptare e Futbollit të nisë menjëherë dokumentacionin për pajisjen me pasaportë shqiptare për lojtarin e lindur në Vushtrri.

Letrat janë dorëzuar në Ministrinë e Sportit dhe tashmë pritet vetëm përfundimi i procedurave që Jonuzi të quhet zyrtarisht shtetas i vendit tonë.

Mesfushori do të jetë lojtari i dytë që pajiset me pasaportë, edhe pse luan vetëm me Kombëtaren e moshave, pas portierit të talentuar të Palermos, Saimir Ujkani.

Tashmë “gardiani” është bërë pjesë e përfaqësueses “A” të Ari Han, përkrah pesë kosovarëve të tjerë: Cana, Curri, Dallku, Beqaj e Besart Berisha.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›