E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney: Besojmë në aftësitë e Ronaldos

ASA (Albania Sport Agency)-Sonte Në Old Traford luhet ndeshja e kthimit- cerekfinales në mes të Mancester dhe Roma.Deri sa vendasit përgaditen për ndonjë hakmarje eventuale të tifozëve të Romas si kundërprgjiegje të asaj qe ndodhi në Romë lojtarët e Mancester mendojnë se si të arrijnë rezultat pozitiv në këte ndeshje qe do të ishte e vlefshme për hyrje në gjysëmfinale.
Wayne Roomey beson në ''lojtarin më të mirë në botë'' në arritjen e këtijë qëllimi. Normal, bëhet fjalë për Kristiano Ronaldon të cilin e cilëson si magjistar i terenit të gjelbërt.
''Ronaldo disa ndeshje të këtijë sezoni i ka fituar vetëm, ka qenë i mrekullueshëm dhe në këtë momënt është lojtari më i mirë në botë. Shpresoj se edhe sontë do të tregojë magji dhe të na dërgon në gjysëmfinale'' - deklaron Rooney,transmeton UEFA.com
Mancester pa gjashtë lojtar Roma pa Perrotan në pikëpyetje edhe Totti
M.United në këtë ndeshje luan pa Paul Scholes për shkak të kartonit të kuq të fituar në ndeshjen e parë, Saha i cili nuk luan për shkak të lëndimit dhe Nevil, Evra, Vidic dhe Park Ji-Sunga.

Roma do të jetë pa Simone Perrotta kurse paraqitja e Tottit ende është në pikpyetje për shkak të lëndimit mirepo Spalletti thot që është më se i nevojshëm për ekipin dhe do të vendose në stërvitjen e fundit për luatjen e Totti.

Arsim Ziberi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›