E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney jo në ekipin e parë, stërvitet me rezervat

Pasi nga ekipi i parë i Liverpool-it,ishte larguar Luis Suarez, fatin e njëjtë e kishte edhe futbollisti i Manchester United, Wayne Rooney, i cili po ashtu lidhet me largimin e mundshëm nga ekipi të cilin e drejton David Moyes.

Rooney,sot në mëngjes në ora 10 ishte paraqitur në qendrën e stërvitjes së United,për t'iu bashkangjitur ekipit të parë. Para se ai të hynte në fushë, i kanë thënë se ai do të punojë me ekipin rezervë të djajve. Burime anonime të cilave iu referohen mediat në ishull nga qendra e trajnimit të Manchester United, Rooney shumë mirë e kishte pranuar këtë vendim dhe se seancën stërvitore me ekipin e dytë e kishte përfunduar me buzëqeshje të madhe.

Duke u bazuar në vendimin e menaxherit David Moyes, mund të thuhet se largimi i Rooney nga stadiumi Old Trafford mund të ndodhë shumë shpejtë. Klubi ku mundet të shkojë Rooney, duhet të jetë Chelsea.

Deri më tani United, ka hedhur poshtë dy ofertat e skuadrës të cilën e drejton Jose Mourinho, por duket se oferta e tretë do të jetë me fat./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›