Rooney nuk ikën, ai qëndron

Sulmuesi i shumëpërfolur për një kalim të mundshëm te Chelsea, anglezi Wayne Rooney, si duket përfundimisht do të qëndrojë të United.Si duket ai është pajtuar që të mbetet edhe më te Djajtë e Kuq, pavarësisht dëshirës së tij paraprake që ti bashkohej Chelseat.
Pas barazimit 0-0 mbrëmjen e kaluar, bossi i Chelseat Jose Mourinho i dërgoi "selame" Rooneyt që të dilte me një deklaratë publike nëse donte të qëndronte në Old Trafford ose donte të vinte në Stamford Bridge.Por sipas asaj çka ka kuptuar Sportsmail, ai nuk do të bëjë një kërkesë formale që do ta lërë klubin.
Vendimi i sulmuesit për të mos kërkuar largimin, mund të shuaj shpresat në mënyrë definitive se mund të nënshkruaj me sulmuesin, pavarësisht se kanë mbetur edhe disa ditë para përmbylljes së afatit kalimtar që përfundon me 2 shtator./indeksonline/