E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney vije nervoz në stërvitje!

Wayne Rooney sot i është bashkuar stërvitjes me Manchester United. Ylli anglez u rikthye pas pushimeve duke zbarkuar në qendrën stërvitëse në Carrington. Pikërisht sot ai pritet të nisë bisedimet me David Moyes për të ardhmen e tij te United.

Mediat e kanë vlerësuar qëndrimin e Rooneyt si të pakëndshëm. Rooney dukej nervoz dhe i mërrolur në qendrën stërvitëse. Në bisedimet Rooney-Moyes mund të jetë edhe Alex Ferguson.

Nuk përjashtohet mundësia që sot pasdite United të del me një deklaratë për të sqaruar të ardhmen e Rooneyt./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›