Roshi: Duhet sensibilizim nga qytetarët për të bërë kontrolle
Rreth 400 raste në vit konfirmohen me sëmundjen e veshkave dhe pritet që në vitet në vazhdim të ketë një rritje të numrit. Instituti i Shëndetit Publik, në ditën Ndërkombëtare të Nefrologjisë, organizoi një fushatë sensibilizuese .Drejtori i ISHP-së Enver Roshi deklaroi se në Shqipëri duhet që të sensibilizohen qytetarët për të bërë kontrolle.
Ndërkohë Nestor Tereska, shef i pavionit të Nefrologjisë deklaroi se së shpejti do të realizohen të tjera transplante të veshkave dhe për këtë po punohet.
Dita Ndërkombëtare e Veshkave është një fushatë shëndetësore që synon ndërgjegjësimin e njerëzve për rëndësinë e veshkave, si dhe efektet e dëmshme të sëmundjes së veshkave. Veshkat luajnë rol jetik pasi ndikojnë në largimin e toksinave, rregullimin e balancës së ujit dhe elektroliteve në trup.