Ibrahimi: Nuk tërhiqem nga KSHZ-ja

Anëtari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Bedredin Ibrahimi nuk do të jap dorëheqje nga detyra e tij, pas spekulimeve të bëra në disa media.
“Nuk mendoj të jap dorëheqje nga KSHZ-ja. Mund të më thirrë vetëm ai që më ka propozuar”, deklaroi Ibrahimi, kandidat i PDSH-së në këtë funksion, i cili gjithashtu përgënjeshtroi zërat për një marrëveshje midis kreut të LSDM-së, Cërvenkovski dhe kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi për një marrëveshje për dorëheqjen e tij.
“PDSH është parti e pavarur dhe vetë ajo mund të sjellë vendimin për tërheqjen time, theksoi Ibrahimi.