Roshi shtang Britaninë; Vata: Si Cristiano Ronaldo!
Feiraku, i cili dha shenja të një talenti në disa ndeshje të fund sezonit (sidomos me Partizanin në “Qemal Stafa”) në mënyrë shumë të beftë u bë i padëshiruar për ambjentin e Apolonisë.
Trajneri Karishik, serbi që e bëri Apoloninë serbe kokë e këmbë, nuk mendoi se talenti shqiptar, një mrekulli e vërtetë ta shihje, ishte i vlefshëm. Dhe e la të lirë, megjithëse vetëm 18 vjeç. Mund ta kishte blinduar me një super kontratë. Një histori të cilës nuk mund ti japësh shpjegim. Vetëm nëse Roshi ishte një rrezik për serbët e Apolonisë …
Memushi nuk e kishte të thjeshtë që ta rrëmbente në gjirin e tij. Sepse atje në Vlorë thonin që talente “kemi sa të duash” dhe nuk kemi nevojë për një fierak. Dhe deri në minutat e fundit, trajneri vlonjat ka qenë i dyzuar. Nga njëra anë e tërhiqte talenti i Roshit, por nga ana tjetër kishte frikën e dështimit, dhe turmës që do ti kthehej pas.
Për hir të së vërtetës, askush nuk e priste një prezantim të tillë që Roshi kishte një talent të padiskutueshëm. Një lojtar që luante shumë mirë me topin, i gjatë dhe modern. Rudi Vata në delir sipër e krahasoi me “Kristiano Ronaldon” për nga mënyra se si luante.
Me siguri që Roshi nuk do të bëjë të gjitha ndeshjet si ajo e së enjtes, por me menaxhimin e duhur ai mund të bëhet një lojtar i rëndësishëm për futbollin shqiptar. E ardhmja është e tëra e tij. Në Mbretërinë e Bashkuar e në mediat skoceze ishte emri më i klikuar.
Start/se