Kuyt: Duhet të përmirësohem
Sulmuesi holandez i Liverpoolit, Dirk Kuyt, është zotuar të mos pushojë këtë sezon me ekipin anglez. Pasi nënshkroi vazhdimin dy-vjeçar të kontratës më herë gjatë këtij viti, 28-vjeçari thotë se ai dëshiron të përmirësohet edhe më tej.
"Secili lojtar dëshiron të përpiqet të bëhet më i mirë se një sezon më parë. Ky është edhe qëllimi im", ka thënë Kuyt.
"Ishte e kënaqshme se si luajta sezonin e fundit, por nëse ne dëshirojmë të arrijmë diçka, duhet të mundohemi më shumë. Duhet të kemi ambicie. Kjo mund të jetë një kohë shumë ngazëlluese", ka shtuar holandezi.