E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, dy të plagosur në dy aksidente

Burime zyrtare të policisë lokale bënë me dije se “Luan Lici, 52 vjeç, nga fshati Bulgarec i Korçës qarkullonte me një biçikletë kur u përplas sot në mëngjes nga një mjet me targa të huaja, që drejtohej nga një shtetas anglez”.

Në afërsi të fshatit Vashtmi, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, gjatë orëve të natës duke u gdhirë dita e sotme, u regjistrua një tjetër aksident, me pasojë plagosjen e Mirosh Brahollit, 52 vjeç, nga fshati Vashtmi, që qarkullonte me karrocë. Nga hetimet e policisë në vendngjarje, rezulton se 52 vjeçari u përplas nga një mjet që lëvizte në të njëjtin drejtim me të.

Dy të plagosurit u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka dërguar për ndjekje penale dy drejtuesit e mjeteve që shkaktuan këto aksidente.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›