Rosi lë pas dëmtimin, gati për garën e Gjermanisë
Pesarezi e ka marrë vendimin pas rezultateve pozitive të radiografisë paraditen e sotme, lidhur me frakturën në këmbën e djathtë shkaktuar nga aksidenti gjatë provave zyrtare në pistën e Muxhelos në 5 qershor. Vendimi zyrtar erdhi nga skuderia japoneze, nëpërmjet një deklarate në faqen e internetit.
Kampioni i botës në fuqi duhet të marrë nesër përgjigjen përfundimtare pozitive nga mjekët e pistës gjermane, por bëhet fjalë vetëm për një formalitet. Në rast se plani nuk shkon sipas parashikimeve, vendin e “doktorit” do ta zërë japonezi Joshikaua.
“Jam vërtet shumë i lumtur që mjekët më lejojnë të garoj këtë fundjavë. Nesër do kem kontrollin nga komisioni mjekësor dhe do të marr përgjigjen përfundimtare. Sigurisht që do të jetë një rikthim i vështirë sepse kam bërë prova me një tjetër motor dhe gjithashtu do të garoj në një pistë të ndryshme. Por më mungoi shumë motori, skuadra, prandaj dua ta provoj. Mezi pres”, u shpreh Rosi menjëherë pas vendimit.