Berisha: 3.2 miliardë euro kredi për infrastrukturën
Sipas kryeministrit shqiptar, autostrada Tiranë-Elbasan do të financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Banka Islamike e Zhvillimit. Gjithashtu, BERZH do të financojë e vetme projektin Qafë Plloçë-Librazhd, si dhe disa rrugë rurale në bashkëpunim me Bankën Islamike dhe Fondin OPEK.
Ndërkohë sipas kryeministrit Berisha, Banka Gjermane e Zhvillimit (KFW) ka marrë përsipër linjën e interkonjeksionit Tiranë-Prishtinë, dhe po konsideron me përparësi linjën e interkonjeksionit me Shkupin. Po ashtu, e njëjta bankë ka angazhuar fonde për një turbinë të re në hidrocentralin e Vaut të Dejës.
Ndërsa Banka e Detit të Zi merr përsipër financimin e Rrugës së Arbrit. Boshti i Jugut do të merret përsipër nga Fondet e Gjirit. Kurse qeveria austriake jep një kredi të butë për modernizimin me teknologjinë e fundit të 6 spitaleve.
Sipas kryeministrit, këto kredi në shumën e 3.2 miliardë eurove, tregojnë besimin e institucioneve financiare ndërkombëtare te ekonomia shqiptare. Sipas tij, një faktor shtesë që u vlerësua nga partnerët financiarë të qeverisë, ishte edhe ristrukturimi i fundit i buxhetit.