Roskovec memorial per deputetin e vrare Fatmir Xhindi

shte vendosur paraditen e sotme ne qender te qytetit te Roskovecit memoriali i deputetit te Partise Socialiste Fatmir Xhindi i cili u vra perpara shtepise se tij ne 2 maj te vitit 2009. Ne ceremoni ka qene i pranishem kreu i PS Edi Rama kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci te aferm te familjes Xhindi dhe drejtues te njesive vendore te zones se Roskovecit. Djali i tij Anduen Xhindi shprehet me dhimbje te thelle se heshtja dhe qetesia me te cilen e kalojne institucionet shteterore kete ceshtje eshte poshteruese si per familjaret e tij per te gjithe zonen dhe njerzit tek te cilet Fatmiri ka lene gjurme dhe shenje respekti. Ne fjalen e tij deputeti i PS-se Namik Dokle eshte shprehur se vrasesit i moren gjithcka Fatmirit por nuk mund dhe nuk do munden kurre ti marrin pranveren e shpirtit dhe te zemres bujare.
Ne ceremoni merrnin pjese dhe Skender Gjinushi Spartak Ngjela deputetet e zones Armando Subashi Ervin Koci Emerilda Meksi dhe mjaft qytetare te kesaj zone.