E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rossi vazhdon me Villarreal

Nga Express më 25 janar 2011 në ora 17:42

Villarreal nuk e ka ndërmend aspak ta shesë Giuseppe Rossin. As tash e as në muajin qershor.

Klubi spanjoll, përmes ueb faqes së vet zyrtare, ka njoftuar për vazhdimin e kontratës me sulmuesin italian deri në vitin 2016. Përfaqësuesi italian është njëri prej më të merituarve për formën e mirë të ‘Nëndetëses së verdhë’ këtë sezon në La Liga.

Për Rossin kishin shfaqur interesim klubet italiane Inter e Napoli, por vendimi i Villarrealit është i prerë – futbollisti nuk shitet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›