E Diel, 1 Nëntor 2026

Roura kthehet në stadiumin e "ferrit", në San Siro

Trajneri momental i Barcelonës, Jordi Roura do të drejtoj sot Barcelonën në ndeshjen ndaj Milanit në stadiumin ku ka njërin nga kujtimet më të hidhura në jetë. Roura, ish lojtar i Barcelonës kishte pësuar një dëmtim në ligamente pikërisht në këtë stadium ndaj skuadrës së njëjt, Milanit.

Në ndeshjen e Superkupës së Evropës mes Milanit dhe Barcelonës, Roura kishe dëmtuar ligamentet duke u detyruar që të tërhiqet nga futbolli në moshën 25 vjeçare. Këtë kujtim, Roura e tha edhe në deklaratën e tij para ndeshjes.

"Më mbetet në mendje si një nga kujtimet më të hidhura në jetë. Ishte shumë e dhimbshme" deklaroj Roura.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›