Anderson: E lë Manchesterin për këto dy skuadra

Mesfushori i Manchester United, Anderson ka deklaruar se nuk janë të vërtesa lajmet ku thuhet se është përpjekur kohëve të fundit për të lënë Manchester United. Mesfushori brazilian tha se askund nuk mund të jetë më mirë se te United, por se do ta braktiste Manchesterin vetëm për Realin ose Barcelonën.
"Nëse do ta lija Manchester Unitedin një ditë, këtë do ta bëja vetëm nëse do të kaloja te Real Madrid apo Barcelona. Që nga koha që kur kam ardhur këtu, kam qenë paksa i pafat më lëndimet që më kanë përcjellur. Veten nuk e quaj një dështim kështu. Te United kanë dështuar edhe lojtarë të mëdhenjë si Veron e Kleberson" deklaroj Anderson./Indeksonline/