E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rovena Dilo: I kendoj dashurise se perjetshme

Kengetarja e njohur Rovena Dilo sapo ka prezantuar kengen e saj me te fundit, "Pertej kohes", nje himn per dashurine e perjetshme. Jo me kot ideja e saj per nje ure, qe simbolizon udhen e gjate te ndjenjave per njeriun e zemres, eshte materializuar nga regjisori maqedonas Alexander te Ura e Zogut mbi lumin Mat, qe per Rovenen, "eshte nje monument i vertete". Pyetjes se perse kenga mban kete titull, kengetarja i pergjigjet: "Eshte deshira e njeriut per ta marre dashurine e tij edhe pertej kohes, a ndoshta qe dashuria te kete force t'i kaloje edhe keta kufij te fundit te materies". Sa i perket pjesemarrjes ne festivalin e fundvitit ne RTSH, Rovena Dilo sqaron se pavaresisht se pas asaj skene qendron endrra e cdo kengetari per Eurosong-un, ajo mendon se i ka thene "stop" prezantimeve te saj aty. "Ndoshta nuk e shoh me veten pjese te konkurrimeve ne pergjithesi. Pjesemarrja vitet e fundit ne festivalin kombetar per hir te se vertetes ka qene me teper arsye e kembenguljes se udheheqesve artistike, te cilet gjithashtu me shume deshire kane dashur te jem pjese e ketij aktiviteti te madh. Por, festivali te afron gjithmone e me pak, sidomos nje kengetare karriere si une, ndaj le te frekuentohet nga me te rinjte", pohon ajo. Kengetarja, e cila jeton dashurine e saj me ish-futbollistin Florian Riza, zbulon gjithashtu se brenda saj eshte zgjuar sensi i tifozllekut, aq me teper qe jemi kaq prane Kampionatit Boteror, te cilin Rovena na fton ta shijojme ne ambientet e lokalit te saj qe ndodhet prane ish-Bllokut.
Sapo eshte lancuar videoklipi i kenges suaj "Pertej kohes", me te cilen ju jeni perfaqesuar ne festivalin e 48-te te RTSH-se. Ideja e klipit, realizuar mbi uren e Mbretit Zog e kujt ka qene dhe kur eshte realizuar ai?
Po, keto dite ai eshte shfaqur ne ekranin e Supersonic dhe me gjere. Klipi u xhirua ne fund te prillit mbi Uren e Zogut, ne nje dite me diell dhe me ere. Ideja e ures eshte e imja, por eshte diskutuar paraprakisht me regjisorin Alexander, i mirenjohur ne Shqiperi. Alexander eshte i gatshem per ide artistikisht te qendrueshme. Ai m'u shpreh se eshte ndihme e madhe per te kur kengetari ka qellime te qarta dhe ide te plote per ate qe do te realizohet. Kerkimi per nje ure me nje strukture te tille arkitekturore, ne fillim regjisorit iu duk e pamundur. Por duke kerkuar ne google dhe duke zmadhuar cdo ure shqiptare, Bingo! Ura mbi lumin Mat, Ura e Zogut. Mund ta quash pa frike nje monument. Shume e gjate, me krahe te larte, te bukur, te bardhe, te zbrazet. Nje vend ideal per idene time dhe xhirimet e grupit. Nje simbol i vazhdimeise! Eshte e vertete qe kengen "Pertej kohes" une e paraqita ne Festivalin e RTSH-se, vitin e kaluar. Me kembenguljen e udheheqesit artistik pranova te marr pjese, megjithese e dija qe kenga eshte nje kujtim, jo i destinuar per festival e konkurrime te tjera. Ajo eshte kompozuar per nje klip dhe ka filozofine e saj tej e tej personale, eshte timide dhe e paqte. Zakonisht festivalet kane nevoje per tjeter natyre kengesh. Ky klip eshte pagezimi i kenges.
Ideja e klipit nuk ka kostumografi e ngjyra, sikurse ndodh rendom neper klipe...
E thashe edhe me siper, eshte nje kenge e paqte, ose me sakte, eterike. Ajo qe duhet te lere mbrese eshte e tera, jo vetem une, veshjet apo detajet ne vecanti. Pertej kohes duket nje fjale e madhe dhe ekstreme. Por ne fakt eshte deshira e njeriut per ta marre dashurine e tij edhe aty, a ndoshta qe dashuria te kete force t'i kaloje edhe keta kufij te fundit te materies. Per te dhene kete ide jane zgjedhur pikerisht keto ngjyra e detaje teknike.
Mund te themi atehere se videoklipi i ka permbushur pritshmerite tuaja, apo jo?
Pritshmeria ime eshte vetem fillimi i asaj qe kerkoj. E rendesishme eshte qe klipi te arrije pritshmerine e publikut, te degjuesve, te simpatizanteve. E rendesishme eshte qe teleshikuesi te doje ta shijoje nje here, dy, disa here kete realizim. Une jam edhe degjuese, ndaj me ndodh shpesh qe kur fillon nje klip te nderroj kanal. Mendoj se klipi del jashte kornizave te se perditshmes. I kundervihet vulgaritetit e banalitetit, te cilin e ndeshim jo rralle.
A jeni duke punuar per dicka tjeter tani?
Jo, le te shijoj njehere kete qe sapo kam bere.
Jeni nje kengetare qe keni ndjekur parimin "pak e sakte". Pse nuk jeni futur edhe ju ne vorbullen e ketyre artisteve me krijimtari te dendur, kenge, klipe etj?
Arsyen e kesaj qe thoni ju, e di secili qe prodhon. Ai qe prodhon shume, mendon qe eshte me mire keshtu. Une mendoj se nuk eshte kaq mire qe te prodhosh kaq dendur. Por, kam pasur edhe une periudha artistike ne jeten time, kur kam prodhuar me dendur, por vjen nje moment kur arrin nje pjekuri edhe artistike edhe moshe, ndaj nuk mund te hidhesh ne sulm si nje "luaneshe e vogel". (Qesh). Ndaj nuk mendoj se te prodhosh gjate gjithe kohes do te thote qe te jesh gjithmone i pelqyer nga publiku.
Nuk keni menduar per ndonje bashkepunim tjeter te frytshem, si ai me Pirro Cakon apo me grupin "Produkt 28"?
Ato vertet kane qene bashkepunime te suksesshme. Kane pasur jehone e jane pelqyer e degjuar. Une kam qene nder te parat kengetare qe kam sjelle bashkepunime te tilla, ndersa tani jane bere te zakonshme. Por edhe bashkepunimet duhet te jene origjinale qe te kene sukses e te jetojne ne kohe.
Kohet e fundit eshte perhapur shume kjo moda e te kenduarit "live" neper klube te ndryshme nate. Juve nuk ju kemi pare te perfshiheni, perse keshtu?
Ne fakt, te kenduarit "live" eshte menyra e vetme e te kenduarit. Keta djem e vajza duhet patjeter te kendojne, perndryshe duhet te pushojne se konsideruari veten kengetare. Cdo instrument ka nevoje te ushtrohet dhe zeri njerezor eshte nje instrument i tille. Ju thate "moda e te kenduarit live". Jo, kjo nuk eshte mode, eshte menyra e vetme e te kenduarit. Edhe une kam vitet e mia te punes "live". Jam terhequr sepse kam pasur impenjime te tjera personale, por besomeni se pa te kenduarit drejtperdrejt eshte shume e veshtire.
Sa i perket festivalit te fundvitit ne RTSH, a synoni permes tij pjesemarrjen ne Erurosong?
Qe kur festivali kombetar eshte edhe nje rruge qe te con ne Eurosong, ka nje arsye me shume per t'u perpjekur ne kete pjesemarrje. Me ka pelqyer ta coj neper mend, por sigurisht vajtja atje eshte me teper se nje perpjekje personale. Te fitosh festivalin kombetar eshte me shume se e veshtire. Them ta fitosh, jo te perfaqesohesh mire.
Ju do te tentoni serish ne festivalin e RTSH-se?
Nuk e shoh me veten pjese te ketij konkursi. Qe ta them me mire, ndoshta nuk e shoh me veten pjese te konkurrimeve ne pergjithesi. Pjesemarrja vitet e fundit ne festivalin kombetar per hir te se vertetes ka qene me teper arsye e kembenguljes se udheheqesve artistike, te cilet gjithashtu me shume deshire kane dashur te jem pjese e ketij aktiviteti te madh. Por, festivali te afron gjithmone e me pak, sidomos nje kengetare karriere si une, ndaj le te frekuentohet nga me te rinjte.
Se fundmi, ju personalisht cfare muzike pelqeni me shume dhe cilet kengetare boterore?
Mua me pelqen pop, rock etj. Jam fanse e muzikes britanike te cdo kohe. Por edhe diva te tilla si Celine Dion, Lara Fabian, grupe te reja si "The Killers", "Coldplay", "Rasmus" apo Gavin Degrae, Lady Gaga, Leona Leeis etj.
Jemi ne prag te Boterorit. Ne lokanin tuaj shohim se po beni pergatitje dhe po vendosni projektore. Po ju vete a jeni tifoze, per me teper edhe si gruaja e nje ish-futbollisti te Tiranes, Florian Rizes, aktualisht specialist i perzgjedhjes se talenteve te reja?
Patjeter qe Boterori eshte nje eveniment i jashtezakonshem! Te gjithe mezi e presim. Dhe vera e ketij viti po fillon edhe me bukur. I ftoj te gjithe te vijne ta shikojme bashkerisht ne kafe-barin tone. Futbolli eshte sporti me popullor, eshte ai qe i mbledh dhe qe i entuziazmon njerezit si asnje sport tjeter. Por desha te shtoj se Flori eshte nje agjent i FIFA-s dhe si i tille ai merret me te gjitha moshat e futbollisteve, dhe jo vetem me te rinjte e talentuar. Patjeter qe futbolli eshte bere pjese e jetes sime me teper se perpara, megjithese im ate ka qene edhe ai nje tifoz i cmendur i futbollit.
Intervistoi: Fjoralba Shahaj

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›