Kledi Kadiu, ekskluzivisht nga Amici per Akademine e Yjeve
Nje surprize e vecante dhe vertet emocionuese do te prese publikun dhe konkurentet e "Akademise", sot ne mbremje ne spektaklin e madh te "Akademise se Yjeve", ne oren 20.15 ne teatrin e TV Klan. Nje nder personazhet me te dashur, me te talentuar dhe me te njohur, jo vetem ne Shqiperi por dhe ne Italine fqinje do te jete i ftuar special... Balerini i famshem Kledi Kadiu, nga skena e mirenjohur e "Amici" te Maria De Filipi do te jete prezent ne nje tjeter skene qe po behet po aq prestigjoze ne Shqiperi, pikerisht ne Akademine e Yjeve.
Ftesa
Nje ftese speciale nga producentia Zana Cela, per te qene prezent ne talent show-n shqiptar "Akademia e Yjeve" eshte mirepritur nga Kledi, i cili eshte treguar mese i gatshem qe te shkeputet nga angazhimet e tij te shumta per te qene prezent mes te rinjve, qe si ai dikur, enderrojne famen... Fama e tij ne Itali, eshte pikerisht merite e nje spektakli te tille, qe zbulon dhe lancon talente... Me mire se Kledi askush nuk mund te kuptoje se cfare ndermarrje dhe cfare perfitimesh te medha sjell pjesemarrja ne nje talent show. Eksperienca e tij tek "Amici" i Maria De Filipi ne Itali, eshte nje shembull i perkryer per t'i treguar te rinjve shqiptar ne Akademine e Yjeve, se cfare do te thote te kesh nje enderr dhe te punosh per ta arritur ate.
Detajet e ardhjes ne Akademi
Autoret e Akademise zbulojne disa nga detajet e pranise se Kledi ekluzivisht ne mbremjen e se te shtunes, e cila premton se do te jete vertet spektakolare. Kledi do te jene ne panelin e jurise thuajse gjate gjithe kohes, duke ndjekur me vemendje balerinet, por dhe kengetaret qe konkurojne ne kete edicion te 5 te Akademise. Keshillat, nderhyrjet dhe mendimet e tij, sigurisht qe do te kene dhe nje rol shume te rendeishem tek nenesit e akadmemise. Gjithashtu dhe do te performoje ne skenen e Akadmise, duke frymezuar te rinjte qe tek ai shohin nje shembull te vertete
Balerini nga Shqiperia
Balerini qe tashme ka programuar nje tur neper te gjithe Italine gjate veres, me pjesen "Non solo bolero", i shoqeruar dhe nga Emanuela Bianchini po shijon momentet e fames qe vertet i ka merituar. Por vec ketij angazhimi qe pritet te filloje ne korrik, Kledi ka qene dhe imazhi i fushates se UNICEF-it per vitin 2009-2010. Po kush eshte balerini nga Tirana, qe beri per vete Italine? Kledi Kadiu ka lindur ne Tirane mee7 prill 1974. Qe ne moshe te vogel, ate 10 vjecare, ka fituar konkursin per te ndjekur studimet ne Shkollen e Baletit ku dhe u diplomua ne vitin 1992. Me pas beri pjese ne trupen e Teatrit te Operas dhe te Baletit, ku ka interpretuar si balerin solist si pjese te tilla "Don Kishoti", "Zhizel", "Dafne e Kloe".
Endrra italiane
Ne 1993 transferohet ne Itali duke u larguar nga Shqiperia, si nje emigrant. Eksperienza e pare televizive vjen ne ne vitin 1996 dhe nje vit me pas arrin te behet balerin i pare ne trasmetimet e suksesshme te televizionit italian ne programet e "C'e Posta per Te", "Buona Domenica" dhe "Amici", ne kete te fundit eshte I pranishem ne thuajse te gjitha edicionet si balerin profesionist duke u bere shembull dhe per te rinjte italiane qe synojne karrieren te balet. Ne vitin 2004 do te arrije te hape nje shkolle te veten baletit ,"Kledi Dance". Ne 2005 vjen dhe eksperienca e pare ne kinema me filmin "Passo a Due" (Regjisor Andrea Barzini dhe koreografi Mauro Mosconi) me pas ne filmin "La Cura del Gorilla" perkrah Claudio Bisio (regjisor Carlo Sigon). Ne 2006 eshte protagonist ne filmin per Rai Uno "Ma Chi l avrebbe mai Detto" ku interpreton perkrah aktores se mirenjohur Ornela Muti dhe me regji te Giuliana Gamba. Ne vitin 2006 lind kompania "Free dance company", e cila prezantohet me spektaklin "Cativi Pensieri" me koreografi te Veronica Peparini. Ne sezonin 2007-2009 eshte i ftuar nga baleti i Romes per te interpretuar nje rol te rendeishem si Romeo ne baletin "Romeo dhe Zhilueta" me koreografi te Fabrizio Monteverde.Nderkohe viti 2009 duket se ka qene jashtezakonisht shume i sukseshem per Kledin i cili na janar, ka botuar dhe autobiografine e tij "Jeta ime, me mire se nje perralle".