Rrahen nxënësit, policia pranga rojeve të shkollës
Një incident është shënuar gjatë paradites të së martës në Universitetin "Vitrinat" në Tiranë. Policia ka marrë një telefonatë nga një student i këtij Universiteti, i cili ka kërkuar ndërhyrjen e uniformave blu pasi është konfrontuar fizikisht me rojen e universitetit. Sipas studentit, roja nuk e ka lejuar të futet në këtë Univeristet duke ushtuar dhunë fizike ndaj të riut.
Por kur policia ka mbërritur në vendngjarje nuk është lejuar të hyjë në ambjentet e brendshme të këtij kampusi universitar dhe nga këtu ka nisur përplasja mes efektivave blu dhe administatës së këtij univeristeti.
I riu që ka telefonuar policinë bëri denoncim në komsariatin nr 6 të kryeqytetit. Kallzimi është bërë edhe nga 4 të rinjtë të tjerë me të njëtën akuzë ndaj adminsitratës së këtij univeristeti.
Ndërsa administratorët e këtij institucioni arsimor privat thonë se veprimi i polisë është i paligjshëm, duke mohuar se në ambjentet e këtij univeristeti është ushtruar dhunë fizike ndaj studentëve.