Rrahje mes tifozëve para ndeshjes Drita-Copenhagen

Tre persona të dëmtuar dhe tre të arrestuar të martën në Prishtinë para ndeshjes Drita-Copenhagen e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Tifozët e dy skuadrave janë përplasur mes tyre. Është dashur ndërhyrja e policisë për të vënë nën kontroll situatën.
Policia e Kosovës ka njoftuar: “Sot rreth orës 19:00 ka ndodhë një incident, ku disa tifozë janë përleshur mes tyre. Si pasojë, tre persona kanë pësuar dëmtime, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore. Policia ka vënë situatën nën kontroll, ku ka arrestuar tre persona dhe disa të tjerë i ka shoqëruar për në stacion policor”.