Rrahu gratë e kushëririt, lihet në qeli dhunuesi
LEZHË- Gjykata e Shkallës së Parë e Lezhës dje vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj Dedë Tucit nga fshati Tonaj i rrethit të Mirditës, i cili të dielën rrahu barbarisht me mjete të forta bashkëshorten dhe dy vajzat e kushëririt të tij, Zef Kola.
Një ditë pas ngjarjes, Kola dhe pjesëtarët e familjes së tij tentuan të hynin në ambasadën Amerikane në Tiranë
Pas paraqitjes së provave materiale (dëshmitë e viktimave dhe raportet mjekësore), përfaqësuesi i organit të akuzës i kërkoi trupit gjykues lënien në qeli të 45- vjeçarit për akuzën "plagosje e rëndë, kryer me paramendim".
Më 28 nëntor katër anëtarë të një familje nga Mirdita kërkuan të futen në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke vënë alarmin tek ambientet e diplomatëve amerikanë. Si fillim mediat përhapën lajmin se familja kërkonte azil politik, por më pas gjithçka u sqaruar nga vetë kryefamiljari Kola, i cili sqaroi se kërkonte zgjidhje të problemit pasi ai ndihej i kërcënuar nga kushëriri i tij Dedë Tuci, me të cilin ka një konflikt prej 11 vitesh.
(el.me/GSH/BalkanWeb)