E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Çitaku: Kushtet janë plotësuar, presim udhërrëfyesin!

BRUKSEL - Gjatë ditës së parë të vizitës në Bruksel, ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, e shoqëruar nga kryetari i Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, Lutfi Haziri takuan Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fule, deputeten e Parlamentit Evropian, Doris Pack dhe përfaqësuesin e Përhershëm të Holandës në Bashkimin Evropian, ambasadorin Pieter de Gooijer.

Gjatë takimit me Eurokomisionerin për zgjerim, Stefan Fule, u diskutuan hapat e radhës në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave dhe negocimit të marrëveshjes tregtare.

Ministrja Çitaku dhe kryetari i Komisionit për Integrim Evropian, Haziri, informuan komisionerin Fule lidhur me hapat e ndërmarr nga ana e institucioneve për adresimin e raportit të progresit.

Gjatë takimit u zhvilluan bisedime mbi procesin e bashkëpunimit rajonal, domosdoshmërinë e njohjes nga pesë vendet anëtare të BE-së dhe themelimit të marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Ministrja Çitaku shprehu bindjen se të gjitha parakushtet për fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave janë plotësuar.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›