E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori 2014, Ronaldo në krye të organizimit

BRAZIL- Mungon vetëm zyrtarizimi, por duket se do të jetë Luis Nazario da Lima Ronaldo ai që do të drejtojë Komitetin Organizator të Botërorit “Brazil 2014”. Ish-sulmuesi i Interit dhe Realit të Madridit ka pranuar propozimin e bërë nga presidenti i Federatës Rikardo Tekseira, që kërkon të shfrytëzojë popullaritetin e Fenomenit. Pritet dhe një takim përfundimtar për detajet dhe më pas do të vijë zyrtarizimi. Ronaldo do të ndjekë kështu rrugën e Mishel Platini në Botërorin 1998 e Franc Bekenbauer në 2006.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›