E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këmbimi valutor, leku fiton pikë ndaj dollarit dhe euros

Pothuajse për herë të parë gjatë pas disa muajve monedha kombëtare ka fituar pikë në kursin e këmbimit jo vetëm ndaj dollarit amerikan por edhe ndaj euros. Në fillimin të javës edhe pse është vënë re një tendencë rritëse e monedhës së përbashkët europiane, ditët e fundi leku është forcuar me rreth 2 pikë përqindje ndaj euros dhe 0.7 pikë ndaj monedhës amerikane, ndërkohë që kundrejt paundit britanik monedha vendase nuk ka shënuar dobësim të lartë edhe pse paundi kohët e fundit po forcohet ndjeshëm edhe në tregun e këmbimit valutor ndërkombëtar. Në bursën ndërkomëbtare monedha më e fortë për momentin është ajo e Britanisë së Madhe, ndërkaq që euro përballë dollarit pësoi një tendencë rënieje. Rënia e remitancave në në vend ka ndikuar mjaft në dobësimin e lekut, megjithatë fillimi I sezonit veror dhe ardhja e emigrantëve përsëri ka rritur kërkesën për lek. Sipas një raporti të publikuar së fundi nga Banka e Shqipërisë të ardhurat e emigrantëve për tremujorin e parë të vitit 2008 shënonin 213 milion euro ndërkohë që për periudhën janar - mars të këtij viti llogariten që të jenë 196 milion euro, pra dërgesat e emigrantëve pësuan një rënie me rreht 8 pikë përqindje. Në tregun e këmbimit valutor shqiptar një euro blihet me 131dhe shitet 131.5 lek. Ndërsa dollari blihet me 93.4 dhe shitet me 93.9 lek. Monedha britanike paund ka disa javë rresht që po forcohet edhe në tregun botëror por edhe në atë shqiptar. Paundi shitet 153.4 lek dhe blihet 153.9 lek. Monedha e Mbretërisë së Bashkuar është ajo e cila për muajt e fundit ka paraqitur desatbiletetin më të madh nga të gjitha monedhat e tjera megjithatë kohët e fundit ajo po forcohet ndjeshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›