Vërtet po prisnim një zog, por jo si kjo (FOTO)
Share
Me dhjetëra kamera, aparate fotografikë e dylbi ishin fokusuar në një pjesë të bregut verior të Britanisë në pritje të një ngjarje të pazakontë: mbërritjes së një zogu të rrallë aziatik, të njohur me emrin Hume. Raportimet se zogu i rrallë ishte shfaqur në zonë, nxitën shumë njerëz të presin ngjarjen e madhe. Vetëm se ata nuk e kishin menduar se në vend të zogut, aty do shfaqej një modele bionde, gjysëm nudo, që po pozonte mbi një motorr për një set fotosh. Sigurisht ajo nuk e dinte çpo ndodhte aty, por edhe kuriozët me kamera e dylbi e sqaruan se po prisnin një zog. Hume nuk ishte zogu më i mirë i ditës, tha njëri prej tyre. Rezultoi që zogu më i mirë të ishte një bionde me tanga.

