Rrefen vellai i ministrit Vrasja e Azemit lidhet me Ahmet Krasniqin
Rrefimi i vellait te ministrit te Mbrojtjes se Kosoves qe u ekzekutua ne Tirane 9 dite pas Azem Hajdarit. Lidhja mes dy politikaneve roli i UK-se dhe misteri i ndalimit nga policia vetem pak minuta perpara ekzekutimit
TIRAN- Nje buqete me lule ne pllaken e mermerte poshte te ciles ndodhet varri i kolonel Ahmet Krasniqi ministri i Mbrojtjes se Kosoves i ekzekutuar ne menyre misterioze ne Tirane vetem pak dite pas vrasjes se Azem Hajdarit. Familjaret e tij jane gjendur dje ne Tirane per te kerkuar drejtesi dhe per te deshmuar se ende nuk kane harruar birin e tyre jane mbledhur te gjithe ne varrin e tij. Por kjo per vellane e tij Bexhet Krasniqin nuk mjafton. Ka udhetuar nga Gjermania drejt Tiranes per te kerkuar me force rihapjen e hetimeve. Ndersa ne nje interviste per gazeten Shekulli Bexhet Krasniqi hedh pak drite mbi ngjarjet qe 12 vjet me pare tronditen kryeqytetit. Ekzekutimi Ministrit te Mbrojtjes se Kosoves do te ndodhte nje jave pas atentatit te Lideri te Dhjetorit Azem Hajdari. Per Bexhet Krasniqin ngjarjet jane te lidhura me njera-tjetren ku per te lufta per pushtet dhe perfitime duket se nuk ka kursyer edhe figura kaq te njohura si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove.
Z. Krasniqi deri me tani hetimet per zbardhjen e ngjarjes se ekzekutimit te ish ministrit te Mbrojtjes se Kosoves nuk kane rezultuar te suksesshme. Dosja e kesaj ngjarje thuajse eshte arkivuar. Gjate gjithe kesaj kohe ju a jeni perpjekur sapo pak per te hedhur drite mbi kete ngjarje
Sigurisht megjithese kemi pritur qe drejtesia te thote fjalen e saj. Pervecse kemi krijuar bindjen tone se si dhe perse eshte vrare vellai im gjate gjithe kesaj kohe kemi bere perpjekje te vazhdueshme per te zbardhur plotesisht kete ngjarje ku 12 vjet me pare vella im eshte ekzekutuar ketu ne Tirane prane baneses se tij. Kemi bere nje fare presioni te vazhdueshem tek organet kompetente te Kosoves dhe ato te Shqiperise per te zbardhur ngjarjen. Premtimet kane qene te medha por deri me tani ka vetem fjale sepse ende nuk eshte zbardhur ngjarja e vrasjes se Ahmet Krasniqit. Por shpresoj qe tani e tutje organet kompetente te Kosoves dhe ato te Shqiperise te bashkepunojme per te zbardhur kete ngjarje. Shpresojme qe ato do te jene me serioze ne punen e tyre dhe te vendosur per te zbardhur kete ngjarje.
Z. Bexhet a mund te me thoni nese jeni ne dijeni per cfare motivi eshte ekzekutuar kolonel Ahmet Krasniqi
Sot pas 12 vjetesh te kesaj ngjarjeje ne kemi shume dyshime. Dhe keto dyshime jane ngritur si rrjedhoje e hulumtimit qe ne kemi bere per te hedhur sado pak drite mbi arsyet se perse u vra im vella nderkohe qe misioni i tij ishte vetem clirimi i Kosoves. Nje nga dyshimet tona mbi motivin e vrasjes se Ahmetit ishte lufta per pushtet ne Kosove. Afer mend qe Ahmeti me punen dhe aktivitetin e tij ka penguar dike tjeter dhe per kete shkak im vella u shnderrua ne nje figure qe duhet te eliminohej. Dyshimi jone eshte se Ahmet Krasniqi u vra per ti hapur rrugen ne karrieren politike ketyre personave apo nje formacioni tjeter politik ne Kosove.
Dhe per kete behet fjale
Konkretisht une nuk di te them per ke person apo force politike im vella ishte bere pengese. Ne kemi vetem dyshime por jane organet kompetente ato qe duhet te zbardhin ngjarje e ekzekutimi te Ahmet Krasniqit ku pervec autoreve te zbulohet dhe motivet se perse u vra im vella.
Z. Krasniqi vrasja e kolonelit ndodhi nje jave pas ekzekutimit te liderit te dhjetorit Azem Hajdari. Per mendimin tuaj a ka ndonje lidhje midis ketyre dy ngjarjeve
Po. Megjithese mund te duken si ngjarje te vecuara qofte dhe per shkak se viktimat jane dy persona qe nuk jetojne ne nje shtet ekziston nje lidhje me ketyre dy ngjarjeve qe pritet te zbardhet.
Dhe sipas jush lidhja ekziston tek njerezit qe kane marre pjese ne vrasjet e ketyre dy burrave te njohur te skenes politike ne te dy vendet
Ne besojme nisur nga ajo qe dime se lidhja ndermjet dy ngjarjeve eshte tek urdherdhenesit per ekzekutimin e Azem Hajdarit dhe Ahmet Krasniqit. Sipas mendimit tone keto persona ose kane qene te njejte ose kane qene shume te afer me njeri-tjetrin.
Z. Bexhet pak me pare ju thate se kolonel Krasniqi eshte vrare per ti hapur rrugen nje lideri tjeter politik per te ardhur ne pushtet ne Kosove ndersa Hajdari nuk kishte probleme te tilla. Atehere si mund te jene te njejtet persona te interesuar per organizuar ekzekutimin e dy njerezve kaq te ndryshem
Mos harrojme se kur ka ndodhur ngjarja ne Shqiperi kane qene disa fraksione te cilat dilnin ne emrin e UK-se apo dhe nen emrin e Ministrise se Mbrojtjes se Kosoves. Ahmetit ka bere perpjeke te vazhdueshme per te bashkuar dy palet dhe vazhdimisht ka thene se ishte koha per te vepruar per bashkimin e te dy kraheve. Por mesa duket per kete duhej te paguhej nje cmim dhe per fat te keq rezultoi jeta e tij. Megjithate une mendoj se kjo ceshtje i perket drejtesise e cila duhet te zbuloje te verteten e ketyre ngjarjeve qe aso kohe tronditen Tiranen.
Zyrtarisht policia shqiptare ende nuk ka nje te dyshuar mbi ekzekutimin e vellait tuaj...
Organet e asaj kohe ne Shqiperi jo vetem qe nuk kane hetuar per zbardhjen e ngjarjes por edhe u kane mundesuar autoreve te gjitha lehtesirat per vrasjen e tim vellai.
Jeni i bindur per kete Mbi cfakte e ngrini kete akuze
Jam shume i bindur. Une nuk di te them se ne cfare niveli ka qene perfshirja e organeve drejtuese ne kete ngjarje por nuk eshte e rastesishme qe naten e atentatit te organizuar ndaj tim vellai nje patrulle policie e qarkullimit rrugor ka ndaluar eskorten e Ahmet Krasniqit dhe pse ai ishte emeruar nga qeveria e perkohshme Minister i Mbrojtjes se Kosoves. Per te vijuar rrugen eshte lejuar vetem makina e tim vellai ku ne prag te shtepise ku jetonte i ishte ngritur dhe prita per ta ekzekutuar. Dhe une jam i bindur nese bashke me tim vella do te ishte dhe makina tjeter shoqeruese ajo ngjarje nuk do te ndodhte ate nate.
Z. Bexhet ate cfare ju keni mesuar mbi kete ngjarje a e keni deshmuar ne organet e drejtesise shqiptare
Une kam kontaktuar organet qe jane marre me hetimin e kesaj ngjarje dhe kam biseduar gjere e gjate. Ato qe kemi ditur ne si familje kemi dhene te gjithe informacionet e duhura.
Z. Bexhet a keni ndonje koment per faktin qe ende kjo ngjarje vazhdon te mbetet e pa zbardhur
Policia ka premtuar se do te beje gjithcka qe eshte ne doren e tyre per te zbuluar se kush jane vrasesit e tim vellai. Kane premtuar se do te bejne gjithcka qe eshte ne doren e tyre. Por hetimet e tyre nuk jane perqendruar jashte Shqiperise sepse qe atje duhet nisur per te zbardhur kete ngjarje. Sot njerezit qe kane marre pjese ose jane ne dijeni te ekzekutimit te tim vellai kane mberritur ne diaspore ndaj qe ketu duhet nisur.
Kjo do te thote se ju i njihni autoret e vrasjes se colonel Ahmet Krasniqi
Jo nuk i njoh autoret apo urdheruesit e ketij atentati. Por ka njerez qe dine shume per kete ngjarje dhe per te zbardhur te verteten duhet qe grupi i hetimit te kontaktoje me keto persona. Disa prej tyre jane ne prag te vdekjes dhe nese nuk merren tani deklaratat e tyre mbi kete ngjarje ne nje kohe tjeter do te jete shume vone. Ndaj ne kemi insistuar ne hapjen e hetimeve te kesaj ngjarje sepse besojme se ekzistojne jo vetem provat por dhe persona te gjalle qe kane dijeni te plote se perse u vra Ahmet Krasniqi
Pra ju po thoni se deri me tani kjo ngjarje ka mbetur pa u zbardhur qellimisht
Nuk e di. Por ne kemi dyshimet tona. Me thene me sakte jo se nuk kane dashur por nuk jane angazhuar per te zbardhur kete ngjarje per te qene ne nivelin e lartesise se tyre per te kryer kete detyre.
Ceremonia perkujtimore u organizuar dje ne varrezat e Sharres. Ushtaraket e FARK betohen nen Flamurin e Dardanise
Ish ushtaraket e FARK-ut te afert te te ndjerit Ahmet Krasniqi jane mbledhur dje per te perkujtuar 12 vjetorin e ekzekutimit te ministrit te Mbrojtjes se Kosoves. Me shume se sa nje ceremoni perkujtimore e permortshme ajo qe ngjau ne varrezat e Sharres ishte me nje ceremoni solemne ushtarake ku nje kolonel u nderua sic e duan rregullat. Nuk kishte te shtena topi por djelmosha te fuqishem ne hap ushtarak iu drejtuan vendit ku prehen eshtrat e Ahmet Krasniqit. Ne duar mbanin flamurin e Dardanise. E te rreshtuar pas tyre vinin te aferm te te ndjerit ku dhimbja i kishte zene vendin nderit ushtarak. Ende dhe sot pas 12 vjetesh ata kerkojne te dine autoret e vrasjes mafioze te 21 shtatorit 1998. E ndersa te afer te kolonelit te ekzekutuar te Tirane i kane kthyer syte nga drejtesia ish ushtaret e tij betohen se kurre nuk do te gezojne dite paqeje pa zbardhur te verteten e ekzekutimit te Ahmet Krasniqit.
Ceremonia
Te ardhur nga vise te ndryshme te Kosoves Gjermanise apo dhe shtete fqinje ish- ushtarake oficere e te aferm te Ahmet Krasniqit jane mbledhur dje ne Tirane. Ceremonia mortore ka filluar ne oren 1300 ku nen ritmin ushtarak rreth 100 burra te mbledhur kane nderuar komandantin e tyre i cili u vra ende pa nisur lufta ne Kosove. Flamuri i Dardanise i njejte me ate qe mbante Presidenti i Kosoves Ibrahim Rrugova dhe buqetat me lule mbi varrin e te ndjerit ishte ajo cka i parapriu betimit te ish- ushtarakeve tashme civile. Ndersa Ismet Ibishti nje bashkeluftetar i Ahmet Krasniqit do te rikujtonte per te pranishmit ne ceremoni jo vetem punen heroike te kolonelit per clirimin e Kosoves por edhe qarqet e erreta te cilat ekzekutuan ish-ministrin e Kosoves. Kaq ka mjaftuar qe djemte te betohen e ndersa grate te vajtonin fatin e zi te kolonelit.
Familjaret e Krasniqit kane kerkuar dje zyrtarisht rihapjen e hetimeve ndaj bashkepuntoret e tij jane betuar se do te bejne gjithcka per te zbardhur te verteten se kush dhe perse u ekzekutua ne mbremjen e 21 shtatorit Ahmet Krasniqi. Ky ishte misioni i atyre burrave te mbledhur ne varrezat e Sharres. Ish- ushtaraket e Brigades Mergimi e kane riorganizuar FARK-un dhe kane themeluar Shoqaten e Veteraneve te Luftes te cilet kane qene pjesetare te FARK-ut ne te cilen ushtri sipas te dhenave benin pjese me se 3000 ish-ushtare qe ne menyre aktive kane marre pjese ne luften e Kosoves 1998-1999. Shoqata e Veteraneve te Luftes se Pjesetareve te FARK-ut respekton institucionet dhe i mbeshtet ato dhe se per komandant nderi do te vazhdoje te respektohet ish- presidenti i ndjere i Kosoves Dr.Ibrahim Rugova te cilin bazuar ne Kushtetuten e Republikes se Kosoves ne vitet 1998-1999 FARK-u e njihte per komandant suprem. Ndaj dhe dje mbi varrin e heroit te Kosoves kane hedhur Flamurin e Dardanise i cili rrethonte edhe qafen e Presidentit Rugova.
Vrasja enigme e Ministrit te Mbrojtjes te Kosoves Ahmet Krasniqi ne vitin 1998 akoma pa autore
Dosja Krasniqi rikthehet ne duart e policise
Kane kaluar 12 vjet nga dita e vrasjes se ministrit te Mbrojtjes se Kosoves Ahmet Krasniqi dhe ende asnje autor apo i dyshuar per kete vrasje misterioze. Burimet zyrtare prane Ministrise se Brendshme bejne te ditur per gazeten se edhe pas 12 viteve ende nuk ka nje te dyshuar per kete vrasje. Duke shtuar se dosja ndodhet ne polici per hetime te metejshme por eshte shume e veshtire te zbulohet ndonje detaj i ri per kete vrasje pasi si prova te vetme materiale jane vetem disa gezhoja te pistoletes se prodhimit Jugosllav Zastava te gjetura ne vendngjarje naten e vrasjes-thane burimet. Nderkohe burime nga Prokuroria e Pergjithshme konfirmojne se dosja Krasniqi eshte pezulluar dhe i eshte deleguar per gjetjen e provave policise.
Kjo dosje asnjehere nuk eshte mbyllur dhe se vazhdon te jete ende ne pritje te fakteve apo provave te reja qe mund te ndihmojne ne zbardhjen e saj-thane burimet nga akuza. Mesohet se pas vrasjes se Ahmet Krasniqit prokuroria nuk ka mundur te gjeje ne dosje asnje prove bindese per te identifikuar autoret e dyshuar. Gjate ketyre tete viteve jane kryer shume veprime procedurale hetimore dhe operativepor ne asnje rast nuk eshte arritur qe kjo vrasje te zbardhej. Sipas hetuesve te kohes kjo vrasje eshte cilesuar si nje krim i mirorganizuar dhe i kryer nga profesioniste te cilet kane ditur te mos lene asnje gjurme qe mund te sillte identifikimin e mundshem te tyre ne vendin e ngjarjes. Nder procesverbalet e pakta qe ndodhen brenda dosjes eshte edhe e vetmja prove e gjetur ne vendngjarje qe jane disa gezhoja te cilet kane rezultuar se jane qitur nga nje pistolete e llojit Zastava. Vrasja e mbremjes se 21-shtatorit te vitit 1998 ka mbetur ende pa te dyshuar edhe perkunder alibive te shumta qe ne kete vrasje jane te perfshire si urdherdhenes disa personalitete te jetes politike te asaj kohe qe vazhdojne edhe sot aktivitetin e tyre politik. Por gjate atyre diteve te vrasjes shtypi i kohes permendi disa motive te vrasjes duke perfshire edhe implikimin e Sherbimit Informativ Kombetar te asaj kohe e deri te konkurrenca per trafikun e armeve nepermjet Shqiperise me Kosoven. Atentati i vrasjes se ish-ministrit Krasniqi ka ndodhur vetem nje jave pas vrasjes se ish-deputetit te Partise Demokratike Azem Hajdari dhe sulmit ndaj Kryeministrise. Por pavaresisht versioneve te shumta ekzekutimi i Ahmet Krasniqit mbeti dhe vazhdon te jete nje vrasje pa autor dhe pa motive zyrtare.
Lidhja misterioze mes dy vrasjeve ne Tirane konflikti UK-FARK si dhe trafiku i armeve i Haklajve
Hajdari-Krasniqi dhe trafiku i armeve me Kosoven
Nje vit perpara se NATO- te zbarkonte zyrtarisht ne Kosove tensioni ishte rritur ndjeshem. Nje pjese e madhe e banoreve te Kosoves ishin lodhur nga politika e avashte e presidentit Rugova dhe qeverise se tij ne mergim dhe po i bashkoheshin nje grupimi te ri te quajtur Ushtria lirimtare e Kosoves UK. Paralel me te ishte edhe grupi ushtarak i qeverise ne mergim i quajtur FARK. Edhe pse asnje here nuk eshte pranuar zyrtarisht pjesa me e madhe e armeve shqiptare te rrembyera nga depot ne vitin 1997 po shkonin ne menyre te organizuar drejt Kosoves per te armatosur UK-ne. Dhe kjo pjese e trafikut ne Shqiperi drejtohej kryesisht nga familja Haklaj. Behet fjale per te njejtet persona qe drejtonin gjithcka ne zonen e Tropojes dhe qe organizuan dhe kryen vrasjen e Azem Hajdarit.
Nga ana tjeter Ahmet Krasniqi dhe perkrahesit e tij te FARK ndodheshin ne Tirane pikerisht per te mbledhur sa me shume arme dhe per te stervitur disa nga njerezit qe ne te ardhmen do te beheshin kuadrot drejtuese te ushtrise. Midis FARK dhe UK jo vetem qe nuk kishte marredhenie te mira por deri diku ato mund te quheshin edhe ne lufte me njeri-tjetrin.
Pista e pare hetimore e policise per vrasjen e Krasniqit ishte pikerisht trafiku i armeve dhe UK-ja. Ishte po i njejti trafik armesh qe ne nje fare menyre shfaqej edhe tek vrasja e Azem Hajdarit. Ishte po i njejti trafik qe solli burgosjen e vellait te Fatmir hakljave dhe sekuestrimin e nje kamioni plot me arme. Ne menyre jo zyrtare hetuesit e kohes kane pohuar se pikerisht ky trafik armesh ishte arsyeja e vrasjes se Krasniqit por qe kishte ndikuar edhe tek vrasja e Azem Hajdarit. Ministri kosovar furnizonte me Arme FARK-un Haklajt UK-ne ndersa Azem Hajdari ne ate kohe kryetar i komisionit parlamentar te rendit dhe zigurise kishte nisur te fliste shpesh per keto trafiqe. Nje nga pjesemarresit ne vrasjen e Azem Hajdarit Ismet Haxhia ka pohuar Nje nga motivet e dy vrasjeve ishte frika e humbjes se statusit lider ne trafikun e armeve me Kosoven trafik qe organizohej e kontrollohej nga kreu i Sherbimit Informativ Kombetar dhe klani i tij kriminal pas se ciles vjen vrasja e Ahmet Krasniqit dhe e Azem Hajdarit i cili denoncoi publikisht kete krim dhe organizatoret e tij kriminele te veshur me pushtet.
Kush ishte Ahmet Krasniqi
Ishte bir i familjes se njohur patriotike Zhilivoda nga babai i tij Hajrizi i cili vdes nga torturat e burgut serbosllav. Vitet 1964-1969 e gjejne ate si nxenes te shkolles se mesme teknike ne Prishtine ku meqe i interesonte shume arti i mirefillte ushtarak e luftarak Ahmet Krasniqi percaktohet per Akademine Ushtarake te cilin e dergojne per studime ne Beograd. Jeta e tij profesionale prej udheheqesit ushtarak neper kazermat e Kroacise.
Perkunder viteve te shumta te kaluara me sherbim profesional jashte Kosoves Ahmet Krasniqi nuk i harroi per asnje cast vuajtjet e familjes se tij dhe te popullit shqiptar nga regjimi komunisto-diktatorial serbosllav. Me shperberjen e ish-Jugosllavise sidomos gjate luftes serbo-kroate Ahmet Krasniqi shfrytezon lidhjet e tij me eproret shqiptare qe ishin ne Kroaci duke i koordinuar aktivitetet politiko-ushtarake ne kuader te qeverise se Republikes se Kosoves. Ketu edhe fillon karriera e tij ushtarake nen emblemen e Republikes se Kosoves ndersa kulminacionin e veprimtarise se tij e arrin ne kohen kur dhuna dhe terrori serb mbi popullaten shqiptare filloi te marre permasa te padurueshme. Ai merret me krijimin e strategjise se luftes kunder forcave serbosllave. Ne baze te nje marreveshje ndermjet faktoreve te ndryshem shqiptar e quajtur Oslo Ahmet Krasniqit formoi Pjesen e Shtabit te Pergjithshem te FARK-ut ne Tirane. Ajo Marreveshje mundesoi hapjen e Qendrave Stervitore ne Babine Vicidol Papaj qe lidheshin me rrugen Durres-Tirane-Tropoje dhe ne Kolsh dhe Kalimash qe lidheshin me rrugen Durres-Tirane-Kukes. Vetem ne baze te asaj Marreveshje ka mundur te behet trajnimi dhe pergatitja e kuadrit ushtarak dhe te ushtareve per hyrjen e tyre ne Kosove me formacione ushtarake te gatshme per te kryer detyra operative kunder ushtrise serbo-jugosllave. Ishin njesite operative te UK-se Brigadat 134 131 dhe 133 qe hyne ne Kosove nen komanden e ushtarakut madhor Tahir Zemes vetem nje muaj pas arritjes se Marreveshjes se Oslos.