E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfimi dhe dorëzimi i Përgjinit para kamerave të TV A1Report

Të tjera rreth shkrimit VIDEO EKSKLUZIVE/Momenti vetëdorëzimit Historia e vrasjes e rrëfimi kur i fshihej drejtësisë KURBIN - Është vetëdorëzuar në komisariatin e Kurbinit, Maringlen Përgjini, 26-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Martin Shtjefnit dhe plagosjen e Ergys Nikës në një lokal në rrugën Zejmen-Shënkoll më 10 janar 2013. Përgjini u vetëdorëzua duke u filmuar ekskluzivisht nga kamera e televizionit A1Report. Në kërkim prej dy javësh, 26-vjeçari vendosi të dorëzohet në polici me besimin se do të vendoset drejtësia. A1Report, përmes pamjeve ekskluzive tregon momentin kur Përgjini i drejtohet komisariatit të Kurbinit.

A1Report disponon gjithashtu rrëfimin e 26-vjeçarit para momentin të dorëzimit në komisariat. "Tani do i drejtohem Komisariatit të Kurbinit të Laçit për t'u vetëdorëzuar, sepse në bazë të fjalëve të njerëzve nuk shkoj me u dorëzu se janë manipuluar gjërat", rrëfen Maringlen Përgjini, ndërsa vijon: "Do të vetëdorëzohem sepse nuk jam unë ai që e ka kryer vrasjen".

VIDEO EKSKLUZIVE TV A1REPORT/ RREFIMI I PERGJINIT DHE MOMENTI I VETEDOREZIMIT

Në një rrëfim ekskluziv të dy ditë më parë për televizionin A1Report, nga vendi ku fshihej, Maringlen Përgjini bëri thirrje për drejtësi duke pretenduar së është i pafajshëm.

26-vjeçari tha se fshihej nga policia jo sepse nuk donte që të qëndrojë në burg, por sepse nuk e ka kryer ai vrasjen. Sipas Maringlenit, Martin Shtjefnin e ka vrarë Ergys Nika, i cili më pas e hodhi armën para tij.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›