E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrefimi i Adile Hoxhes. 80- vjecarja qe nuk tundohet

None Adilja eshte 80 vjec dhe ne keto 8 dekada as nuk i ka shkuar kurre neper mend te braktise shtepine ku ka lindur dhe ka jetuar gjiteh jeten. Ne vrullin e ndertimeve moderne dhe mjegullimit te shtepive karakteristike tironce shtepia me avlli e saj duket si nje relike e mbrojtur nga fati.

Ne rrugice e njohin te gjithe si rrobaqepsja dhe para viteve 90 ajo ka jetuar me duart e veta..... ketu vinin balerinat dhe artistet thote ajo per te qepur fustanet edhe pse pak fshehurazi....keshtu e ka mbajtur shtepine.

Nje here moti kena qep. Tani ska me balerina. E kam lene qe kur ka hyre demokracia. Me perpara ste linin te qepje ne shtepi thote Adile Hoxha.

Senduku makina qepse shtepia me tjegulla dhe kangjella hekuri si qemoti oborri me mandarina dhe pus jane si elemente te nje pikture ne zhdukje por qe per none Dilen jane vete parajsa as nuk deshiron te degjohet te flitet per pallat apo kushte me moderne.

Nuk shkoj ne pallat. Nuk me pelqen pallati. Kam kete shtepi me ajer te paster qe as me shkon ne mendje per pallat thote Adile Hoxha.

Ajo nuk eshte martuar kurre ka jetuar me motren dhe nenen e saj e tani i gdhin dhe i ngrys dite-netet ne kete hapesire qe per te eshte gjithe universi qofte edhe me mungesat e komoditetit modern.....per te kjo eshte atmosfera qe e kthen dhe e mban ne kujtime te embla feminore....ku bashke me motren ngjanin si dy kukulla te pandara nga njera-tjetra.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›