E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dash Sula: Më dënoi nipi i Nexhmije Hoxhës, do vë në vend nderin e Peqinit

Share

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, edhe pse është dënuar vetëm me 10 ndeshje larg stadiumit, pavarësisht se është akuzuar se ka qëlluar me pistoletë, ka thënë se ky është një vendim politik. Sipas Sulës, vendimi është marrë nga nipi i Nexhmije Hoxhës, Saimir Xhunglini.

Sula e ka pranuar se ka qenë në dhomat e zhveshjes gjatë ndeshjes, por nuk ka kërcënuar askënd dhe nuk ka qëlluar me pistoletë. Sipas Sulës, në dëminimin e tij ka ndikuar vetë Edi Rama, duke qenë se 65% e Peqinit voton për PD-në.

Ai ka thënë se do ta apelojë vendimin dhe më pas do të ngrejë një padi civile ndaj anëtarëve të Komisionit që e ka dënuar, pasi siç shprehet Sula, duhet vënë në vend nderi i Peqinit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›