E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ky është një Ferrari i vërtetë? (FOTO)

Share

Ku njerëzit kalojnë para garazhit të 32-vjeçarit Chris Smart, mendojnë se aty është i parkuar një Ferrari, prodhim i vitit 1962. Por, është thjesht një iluzion, duke qenë se anglezi, i fiksuar pas Ferrarit, duke qenë se nuk ka mundësi ta blejë një të tillë, ka menduar një mënyrë origjinale për ta pasur. Ai e ka vizatuar atë në derën e garazhit, në mënyrë të tillë që duket sikur aty ndodhet vërtet një Ferrari. Njerëzit që kalojnë para shtëpisë së tij në Hampshire, duhet të shohin dy herë, për të kuptuar në fakt se nuk është një Ferrari i vërtetë, por një vizatim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›