E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfimi i maniakut seksual: I bëra testin e shtatzanisë dhe pastaj e vrava

Durrës – Policia ka qene me shume se kurre e tronditur nga rrefimi i manuakut seksual qe kishte vrare vajzen 18 vjecare nga Durresi. E ka vrare pasi i ka bere vete testin e shtatzanise per tu bindur se ajo qe po i thoshte vzja ishte e vertete dhe pastaj e ka masakruar. Pasi eshte bindur se eshte kapur ai ka rrefyer tere historine makabere.

Ndersa ne fshatin e viktimes të gjithë kanë mbetur pa frymë kur kanë marrë vesh se prej orësh ishte i shoqëruar në polici “ai burri plak që kujdesej për pemët, ai roja i pemëve në lagje dhe që kishte një godinë të vogël në krye të rrugës”. Disave nuk u është besuar sepse sipas tyre ai ishte tepër plak të kishte marrëdhënie me një vajzë që duhet të jetë stërmbesa e tij. “Jo ska mundësi” –  e mbyllinin bisedën këta banorë. Por ka dhe nga ata që thonë me bindje: “Ai është, mos e diskuto, ka qenë edhe herë tjetër në burg. Nuk është hera e parë që përzihet me femra, ne e dimë cfarë u bëri Vatajve edhe më herët se kjo gjëmë”. Sepse për sytë e lagjes, vështirë se mund të shpëtonte gjë. Por abuzimi me vajzën e vogël që 13 vjece, që përcillej në shkollën e medresesë në Durrës nga i ati dhe që pritej në makinë po prej tij, nuk është kuptuar e nuhatur prej askujt. Pas krimit të tmerrshëm ata kanë parë burrin plak që të vijojë të njëjtin ritual jetese si më parë, të hapë qepenat e një godine një dhomëshe dhe të qëndojë aty si cdo ditë, deri në orën 10 apo 11 të natës. Madje burri udhëtonte me motorr nga kjo godinë për në shtëpinë e tij që e ka te katër rrugët e Shijakut. Por Shaban Norja nuk është emër i palakuar edhe më parë në këtë lagje fshati. Kur familja Vata martoi vajzën, Valbonën, në këtë lagje sic na thonë me dialekt “u ranë lodrave një javë jo sikur të ishte dasëm vajze, por si për djalë të vetëm”. Por të hënën vijon tregimi I njerëzve të fshatit, vajzën e ktheu burri “sepse ajo nuk u gjet e virgjër”, e për këtë vajza e re në atë kohë ka treguar vetëm një emër si abzuesin e saj, Shaban Norja. Por aksush nuk bëri zë, asnjë nga familja nuk u kujtua që të paktën të kryente një denoncim pas të cilit fshihej një rast pedofilie. Pas këtij turpi dhe zërat e lagjes e të fisit u mbyllën me martesën shpejt e shpëjt të vajzës diku tjetër. Më tej, si për të vënë mend, në këtë vilë të mbyllur dhe që është tronditur nga themelet, duket se kryefamiljarët ndryshuan sjellje me vajzat. Të paktën Aishenë deshën ta shkollojnë. Pa harruar asnjëherë që mbi të të kishte kontroll të rreptë. Përpos të gjithave, vajza njihej nga të gjithë si ‘tepër e mbyllur, e mbuluar dhe që shikonte rrugën e saj”. Aq e mbyllur sa vetëm me babën e saj bënte muhabet e hapej disi.Të, tjerët në lagje pak e nga pak, po i harronin fytyrën pasi ajo, shoqërohej ngado prej Muhametit, e merrte me makinë, e hipte tek furgonat e shkollës dhe para se ajo të mbërrinte i conte zile, dhe ai e merrte sërisht në shtëpi. Nuk dihet nëse ky ishte një merak I tepruar prej prindi apo babai i saj kishte frikën e vikitmës së dytë të fqinjit maniak, pasi kishte mësuar abuzimin me vajzën e madhe.

Shaban Norja nuk ka patur asnjë ekuivok kur ka folur para hetuesve: “Po unë jam babai i atij fëmije. Po unë e kam patur marrëdhënie me Aishen që kur ishte 13 vjece, fillimisht e kërcënova me armë, e kapa me dhunë. Pastaj ajo vinte vetë. Unë kam patur mardhënie edhe me gra të tjera në lagje. Aisheja erdhi dhe më tha atë natë që ishte shtatzanë, nuk e besova, bleva diku në një farmaci një nga ato testet dhe ashtu ishte, ajo ishte ashtu sic tha. I thashë “nxirre fëmijën jashtë” , por ajo nuk pranoi”. Para ca ditësh e lamë që do takoheshin tek godina ku takoheshim gjithmonë, aty ku ju gjetët rrobat e saj dhe të miat. Më tha më vrit se unë nuk e abortoj fëmijën. Më vrit më tha, dhe ma pre kokën ma flak, ma fshih që mos tma gjejnë e mos ta kuptojnë që jam unë nga trupi i të tjerëve. Ashtu bëra, e qëllova me pistoletë atë natë dhe pastaj ja flaka kokën pak më tutje”.

Për policinë ky ka qenë një nga rrëfimet më tronditëse, më makabre dhe të pabesueshëm, derisa vetë plaku i shoqëruar nga policia i ka dërguar oficerët e policisë ne vendin ku kishte hedhur kokëkn e Aishesë. Një grumbull ferrash, aty kur sa e sa herë policia gjatë këtyre tre ditëve besonte se e krehu vendin pëllëmbë për pëllëmbë, madje edhe me qen të stërvitur për këtë gjë. Burri është shfaqur shumë i qetë dhe i ftohtë, cka i bërë të besojnë se ai po thjohste të vertetën e cila ishte shumë vështirë për tu besuar me tërë tragjizmin e saj.

Alma Hado/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›