E Diel, 1 Nëntor 2026

Vajza me kokë të prerë, zbulohet një i maniak seksual 82 vjeçar

Durrës – Hetimet për vrasjen e vajzës 18 vjeçare nga Durrësi dhe prerjen e kokës së saj më pas, duket se po shkojnë drejt fundit, duke zbardhuar edhe misterin e krimit që tronditi jo vetëm Durrësin, por tërë shoqërinë shqiptare.

Autori i krimit, sipas burimeve jo zyrtare duhet të jetë një i moshuari Shaban Norja, 82-vjeç, i cili dyshohet se është një maniak seksual. Policia informon se në banesën e tij janë gjetur prova që të bëjnë të mendosh e ai është autori i krimit. Gjithashtu edhe në këmishën e tij janë gjetur njolla gjaku dhe mendohet se i përkasin adoleshentes.

Ai dyshohet se është i njëti person që kishte abuzuar më parë edhe me një tjetër vajzë të kësaj familjeje.

Pak vite më parë, një prej vajzave të familjes ishte martuar, por një ditë më pas ajo ishte rikthyer në shtëpi nga burri, pasi ajo nuk kishte qenë e virgjër. Vajza kishte treguar më pas se ajo kishte qenë abuzuar kur ishte e mitur nga një burrë i moshuar në fshat, i cili jetonte i vetëm në shtëpi, pasi të gjithë pjestarët e familjes jetojnë jashtë vendit.

Dëshmia e vajzës duket se ka orientuar edhe hetimet e prokurorisë drejt këtij personi i cili për momentin është i vetmi që është i ndaluar nga policia. Ai është edhe një ndër ata që i është marrë AND-ja për analiza. Vajza sipas hetuesve nuk është vrarë aty ku është gjetur, por në një vend tjetër dhe është transportuar deri aty për të zhdukur trupin dhe sipas ekspertëve dyshohet të jetë vepër e ndonjë maniaku seksual.  Ndërkohë që prokuroria kishte urdhëruar marrjen e AND-së për ta krahasuar atë me atë të fetuesit të vazjës së vrarë që ishte tre muajshe shtatzënë.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›