Robinho si Adriano

Roberto Mancini nuk brengoset shumë për largimin e brazilianit Robinho. Trajneri italian i Manchester City, mendon se do të përsëritet rasti i Adrianos, i cili ishte larguar nga Inter, për ta rikthyer formën në Brazil, dy vjet më parë.
“Edhe Adriano kalonte momente të vështira në Milano, u rikthye në Brazil gjashtë muaj, dhe situata e tij kur u kthye, u përmirësua. Për Robinhon mund të jetë i njëjti rast”, tha trajneri italian.