E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullat e shpetimit ne pune

Perdorni shkallet dhe zvogeloni stresin

Sot festohet dita boterore qe World heart federation i dedikon cdo vit parandalimit te kardiopative sidomos ne vendet e punes sepse eshte pikerisht aty ku kalohet pjesa me e madhe e dites dhe ku duhet te adaptohet nje stil i shendetshem jetese ne menyre qe te ulet tensioni. Si Ndiqni udhezimet e eksperteve

Kontrolloni kolesterolin

Kolesteroli trigliceridet glicemia dhe hipertensioni jane faktore teper te rrezikshem qe duhen mbajtur vazhdimisht nen kontroll. Eumlshte e rendesishme te njohim vlerat e duhura te rezultateve te analizave sepse ne kete menyre mbrojme zemren nga ndonje e papritur. Ja disa te dhena qe tregojne cilat jane vlerat optimale per disa faktore rreziku
Faktoret e rrezikut Vlerat optimale
Kolesteroli total lt 200 mg/dl
Kolesteroli LDL lt 100 mg/dl
Kolesteroli HDL gt 40 mg/dl meshkujt - gt 50 mg/dl femrat
Glicemia lt 100 mg/dl
Presioni arterial lt 120/80 mmHg
Indeksi i mases trupore BMI lt 25 kg/m2
Perimetri i barkut lt80 cm femrat - lt 94cm meshkujt
Ushtrimet fizike Te pakten 30 min. 3/4 here ne jave

Qendroni te rinj duke perdorur zakonet e mira

Zgjohuni heret ne mengjes dhe filloni maratonen. Zakonisht kur ngriheni nga shtrati pastrohuni hani mengjes cojini femijet ne shkolle me makine i hipni makines dhe me pas shkoni ne pune ku qendroni ulur per ore te tera perpara kompjuterit. Mund te ngriheni nga vendi vetem per te pire nje kafe ose cigare. Ne dreke ndodh qe sanduicin ta hani pa u ngritur fare nga vendi. Pasi mbaroni punen hipni serish ne makine per te shkuar ne shtepi. Ne darke ngaqe jeni te lodhur qendroni shtrire ne divan para televizorit. Nese ky eshte cikli qe ndiqni gjate dites te jeni te sigurt se eshte i gabuari dhe po e vini shume ne rrezik zemren. Ritmi i dites eshte teper i ngjeshur ushqimi nuk eshte i ekuilibruar nderkohe qe mbizoteron jeta sedentare. Nese ju dhimbset vetja atehere beni dicka per te parandaluar semundjet e zemres.

Shmangni stresin

Punet me te renda fizikisht kryesisht ato ne sektorin e ndertimit dhe metalurgjise natyrisht jane edhe me te rrezikshmet per shendetin e nje individi. Ekspertet theksojne se kur flitet per faktoret e rrezikut per semundjet kardiovaskulare ne vendin e punes merret ne konsiderate edhe ambienti ku zhvillohet puna. Ky eshte nje faktor shume i rendesishem qe asnjehere nuk i kushtohet rendesi. Pune te tjera te veshtira te cilat rrezikojne shendetin e njeriut jane punet qe kryhen ne rruge per shembull gjate veres ku temperaturat jane te larta dhe trupi rrezikon te dehidratohet si edhe punet bujqesore. Rreziku per zemren mund te jete i pranishem edhe kur nje individ eshte ne rolin e drejtuesit. Te gjitha punet ku pergjegjesia e punetorit eshte e madhe nuk ka rendesi nese subjekti punon ne sektorin e sipermarrjes apo kryen aktivitet privat duhen konsideruar si me te rrezikshmet per zemren. Ne kete rast faktori i rrezikut qe duhet marre ne konsiderate eshte stresi.

Ne pune perdor shkallet

Te beni cdo dite aktivitet te rregullt fizik ulni rrezikun e mbipeshes permiresoni vleren e presionit arterial yndyrnat ne gjak trigliceridet kolesterolin e mire - HDL ndihmoni ne parandalimin dhe mbajtjen nen kontroll te diabetit. Vec te tjerash te ecurit eshte burim kunder stresit dhe pakeson deshiren per te pire cigare. Nese nuk keni mundesi te shkoni ne palester atehere mund te ecni 30 minuta cdo dite. Mos hipni ne makine. Organizoni nje shetitje me miqte merruni me pune shtepie kerceni ose luani me femijet. Edhe kur jeni ne pune mund gjeni nje menyre per te levizur. Per shembull mjaftojne pese minuta per te levizur nga nje zyre ne tjetren duke perdorur shkallet dhe jo ashensorin ose duke e shfrytezuar pushimin e drekes per te bere nje shetitje te shkurter po ashtu mund te shkoni me kembe ne mbledhje. Palestra pishina apo cdolloj aktivitet tjeter fizik pas pune do te ishte shume i domosdoshem por duhet shoqeruar me nje stil te shendetshem jetese.

Hani ne menyre te shendetshme dhe mos e neglizhoni pushimin e drekes

Te hash ne menyre te shendetshme eshte e rendesishme qe te kesh nje zemer te forte. Ushqimi i gabuar pervecse shkakton mbipeshe dhe obezitet mund te jete burim kolesteroli hipertensioni dhe diabeti. Kur jeni ne pune eshte shume e lehte te harroni zakonet e mira te te ngrenit. Por nuk ka gje me te keqe se kjo. Nuk eshte e veshtire te ushqeheni ne menyre te shendetshme ne vendin e punes. Kjo nuk i ben mire vetem shendetit por edhe produktivitetit ne pune. Ekspertet keshillojne qe ne pune te mos konsumohen ushqime kalorike. Si ne pune ashtu edhe ne shtepi te ushqehesh ne menyre te shendetshme do te thote te konsumosh sa me shume fruta te fresketa dhe zarzavate. Nje ushqim tjeter qe i ben mire zemres eshte edhe peshku. Efekti mbrojtes i peshkut i detyrohet yndyrnave te vecanta qe ai permban omega-3 te cilat ulin rrezikun e semundjeve kardiovaskulare.

Kontrolloni gjithmone peshen

Pesha e tepert rrit rrezikun e kombinuar te kolesterolit te larte dhe diabetit. Per te mbajtur nen kontroll peshen eshte e nevojshme pakesimi i kalorive duke shmangur pjatat me shume ushqim. Ajo qe ka rendesi nuk eshte vetem sasia e ushqimit qe konsumon por edhe menyra se si e konsumon. Nje diete e pasur me yndyrna ketu perfshihet qumeshti mishrat sallamet etj. lidhet ngushte me rritjen e kolesterolit ne gjak. Per te shmangur mbipeshen eshte e rendesishme te mos beni nje jete sedentare. Kush qendron shume ulur dhe nuk leviz eshte me i predispozuar te preket nga hipertensioni dhe rritja e kolesterolit te keq.

Mos pini duhan ose te pakten perpiquni

Duhani eshte armiku kryesor i eneve te gjakut. Sa here qe tymoset nje cigare nikotina thithet nga mushkerite per te kaluar me pas ne gjak dhe per te arritur ne tru. Pasojat jane te gjitha negative e para dhe me e rendesishmja eshte rritja e presionit arterial. Mos harroni qe duhani te ben gjithmone keq eshte helm dhe si i tille duhet trajtuar. Nese nuk mund te hiqni dore prej tij kerkoni ndihme.

Levizni qe te vegjel

Vendi i punes se femijeve dhe adoleshenteve eshte shkolla mesuesit duhet ti keshillojne te rinjte qe te kujdesen sa me shume per shendetin e tyre. Ne fakt qe ne moshe te vogel mesohet te respektohet shendeti vetjak te levizet dhe te hahet ne menyre te shendetshme. Gjate adoleshences fillojne edhe veset e para te keqija varesia ndaj alkoolit duhanit drogave. Pastaj eshte teper vone per ti ndryshuar. Le ti mesojme femijet tane qe te jene sa me aktive si ne shkolle ashtu edhe ne shtepi paraditen e kalojne ulur ne banke kur kthehen ne shtepi duhet te studiojne te clodhen te hane darke dhe te shohin ndonje program televiziv. Aktiviteti fizik duhet bere rutine. Nuk ka rendesi nese eshte not vrapim pune shtepie. Levizja i ndihmon te rriten mire dhe te shendetshem.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›