Letra e largimit nga PD
Durimi im ka mbaruar. Mbas 29 qershorit une kam njohun nje bote ku jam ndjere perdite edhe ma i huaj. Deri ne janar kam shkuar prane elektoratit tim disa here ne jave. Aq sa njerezit filluam te me thone qe ste kemi zgjedh me ndejt me ne po me na zgjidh problemet tone. Po si mund tja zgjidhja une problemet malesoreve te mi kur gjithshka ata donin nga une zgjidhej me leke jo me te drejte 3500 euro kerkonin feudalet e kesaj qeverie ne malesi per te dhene nje vend pune ne arsim.
Kryeministri me jepte shprese me fjale. Kurse ne realitetin e varfer te Malesise se Madhe une gjeja vetem hajni e pabesi zyrash province qe per cdo problem u thoshin njerezve Kaq leke duhen per mua e aq leke per ministrin ne Tirane Vendosa me e ngrit shqetesimin tim te madh ne grupin parlamentar. Nuk ishte e lehte. Sepse ne grupin e PD-se flet vetem kryeministri kurse te tjeret heshtin. Ne nje vit mbledhje mbaj mend vetem dy vete qe kane hapur gojen. E njerit nga te dy Berisha i tha se ky nuk eshte vendi me diskutu por me miratu.
E verteta eshte mbasi fola ne grup kryeministri me tha se ke plotesisht te drejte. Por eshte po kaq e vertete se me mbrapa kurrgja nuk ndryshoi. Po ato praktika te mbrapshta. Po ato rrena. Po ato gjoba per njerezit e keputur qe duan vec pune me hanger nje kafshate buke dhe pune nuk gjejne dot pa dhene leke. Kjo me ka turpruar si deputet i kesaj mazhorance te korruptuar perpara malesoreve te mi megjithese edhe ne 2005 edhe ne 2009 me kane ardhur mbrapa si Paulin e jo si partiak. Por keshtu me jane hape syte me pa se semundja e hajnise eshte e thelle dhe rrenjet i ka ne qeveri jo ne malsi. U be kohe qe e po e degjoj opoziten te nxjerri fakte te renda per ministra te korruptuar e per vjedhje ne sasira qe po e lene popullin gojehapur. Qeveria nuk po di cka me thene po shmanget duke sulmuar opoziten. Plot deputete te mazhorances qe sjane perzier apo nuk i ka perzier kush ne keto pune te pista e thone perdite ne kafe me njeri-tjetrin se ketu ka plas hajnia. Une nuk shoh shprese per reflektim as te kjo qeveri as te ky kryeministri qe po me fut Shqipnin ne thes me korrupsion me te rrezikshem qe ka njohur historia e ketij vendi.
Une e kam bere zgjedhjen time Larg hajanve qe po i marrin shpirtin Shqipnis Me besnikeri te plot ndaj malesoreve te mi qe kane votuar edhe ne 2005 edhe ne 2009 dhe kurre nuk i kam ndare ne socialista e ne demokrat une qysh sot jam ne opozite me kete qeveri qe eshte e keqja e masise dhe e gjithe Shqipnis.
Paulin Sterkaj
Marre me shkurtime