E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullat e udhetimit te lire ne Evrope

Dokumenti i vetem qe do ti nevojitet nje shtetasi shqiptar pas liberalizimit te vizave do te jete pasaporta biometrike

Brenda dhjetorit shqiptaret do te udhetojne pa viza ne vendet e Bashkimit Evropian por kjo nuk do te thote qe do te mund te punojne apo te qendrojne me shume se 90 dite ne cdo gjashtemujor ne keto vende. Nese dikush i shkel keto rregulla atehere do te marre sanksionet. Per me teper cdokush duhet te vertetoje se vizita ne Shengen nuk ka te beje me udhetim me arsye punesimi.

Kontroll ne kufi

Dokumenti i vetem qe do ti nevojitet nje shtetasi shqiptar pas liberalizimit te vizave do te jete pasaporta biometrike por duke qene se kemi te bejme me nje liberalizim jo per punesim roja ne kufi mund te kerkoje edhe informacion te metejshem. Kjo eshte dicka qe behet edhe sot madje edhe nga ne ndaj shtetasve te vendeve te treta. Por behet vetem kur ekziston dyshim - tha per standard zedhenesi i Ministrise se Brendshme z. Fatmir Konja.

Nese nje person nuk ia mbush syrin rojes se kufirit dhe e ben ate te dyshoje se arsyeja e vizites eshte punesimi atehere ai ka te drejte ti kerkoje informacion shtese. Elementi kryesor qe duhet te provoje shtetasi shqiptar ne nje rast te tille eshte se ka nje motiv udhetimi te qarte qe nuk ka te beje me punesimin. Keshtu roja kufitare mund te kerkoje rezervimin e hotelit apo personin tek i cili do te shkoje udhetari. Ne nje rast te tille procedura eshte e lehte.

Nese qytetari shqiptar ka rezervimin e hotelit atehere atij i vendoset menjehere vula ne te kundert atij i kerkohet kontakti i personit tek i cili do te shkoje. Ky i fundit telefonohet nga roja kufitare dhe me konfirmimin qe e pret qytetarin shqiptar ai lejohet te vijoje rrugetimin. Ne ato raste kur i dyshuari nuk ka bere as rezervim e as ka nje person qe e pret atehere duhet te kete me vete nje sasi te nevojshme parash me te cilat arsyeton shpenzimet e marrjes se dhomes se hotelit dhe te qendrimit disaditor ne vendin e Shengenit.

Per me teper nese qendrimi eshte shumeditor pra nese eshte planifikuar me shume se nje muaj qendrim ne vendet e Shengenit aplikantit do ti kerkohet edhe sigurim shendetesor per tu siguruar se nese ka ndonje problem shendetesor atehere do te kene mundesi te paguajne shpenzimet.

Jo punesimit

Por ajo qe eshte thelbesore gjate procesit te liberalizimit te vizave eshte se me te askush nuk mund te punesohet. Kjo do te thote se ne rast se keni deshire te nisni nje pune jashte vendit atehere edhe pse keni pasaporte biometrike duhet te shkoni ne ambasade dhe te aplikoni per vizen perkatese sipas procedurave qe ka parashikuar secila ambasade e vendeve anetare te zones Shengen.

Kjo vlen edhe ne rastet kur nje individ shkon jashte shtetit dhe aty merr nje oferte punesimi te ciles nuk ka deshire ti thote jo. Nese dicka e tille ndodh atehere ai duhet te rikthehet te aplikoje per vize punesimi se bashku me ftesen dhe oferten e punesimit qe ka marre dhe pasi te kete siguruar vizen mund te rikthehet ne vendin e Shengenit e te nise pune.

Per me teper edhe nese do te ishte i mundur punesimi kohezgjatja e qendrimit eshte e kufizuar pra vetem 90 dite ne gjashte muaj cka do te thote se nuk mund te qendrohet me shume se tre muaj rresht ne asnje lloj rrethane. Kjo mund te anashkalohet vetem nese ekziston nje vize Shengen ne pasaporten e vizitorit e cila me pas konfirmohet me leje punesimi.

Sanksionet

Nese nuk do te respektohen kushtet e vendosura per liberalizimin e vizave cdo qytetar do te kete sanksione. Kjo do te thote se nese qendroni me shume se 90 dite brenda nje gjashtemujori ne nje vend te huaj atehere do te denoheni per pese vjet nga udhetimi ne cdo vend te zones Shengen. Per me teper as me vize nuk do te mund te udhetohet gjate kesaj periudhe me perjashtim te rasteve te vecanta.

Por nese punesoheni ne periudhen e qendrimit tuaj ne nje vend te zones Shengen atehere pasojat do te jene edhe me te medha. Punesimi duke qene se eshte i paligjshem ne nje rrethane te tille do te jete ne te zeze. Si pasoje pervec denimit pesevjecar qe eshte i njejte edhe ne kete rast ju do te duhet te paguani edhe gjoben e vendosur nga ligjet e vendit perkates qe shkon sipas rastit ne qindra e ne mijera euro.

Krahas kesaj nese qendroni pa vize per te vijuar studimet dhe pa aplikuar per leje qendrimi per efekt studimi ekziston rreziku qe te mbeteni pa vijuar studimet duke qene se autoritetet e ruajtjes se rendit ne vendin perkates te BE-se Islandes Norvegjise apo Zvicres perjashtuar Mbreterine e Bashkuar dhe Irlanden do te kene te drejte ti debojne per pese vjet keta persona.

Rregullat e liberalizimit te vizave

Te gjithe ata qe kane nje pasaporte biometrike nuk do te kene me nevoje te qendrojne ne radhe perpara ambasadave por do te levizin lirshem ne zonen Shengen ne Evrope. Ata do te mund te kryejne udhetime deri ne 90 dite per 6 muaj per arsye biznesi turizmi studimi.

Sa gjate mund te qendroje ne zonen Shengen nje qytetar shqiptar mbas liberalizimit te vizave

Me rregullat e reja pas liberalizimit te vizave mbajtesit e pasaportave te reja biometrike shqiptare mund te qendrojne ne zonen Shengen per nje periudhe maksimale per 3 muaj nga data e hyrjes brenda nje periudhe 180-ditore.

Ku do te mundem te shkoj pa vize

Ne te gjitha vendet e Bashkimit Evropian duke perfshire dhe tri vendet joanetare po qe jane pjese e zones Shengen Islanda Norvegjia dhe Zvicra duke perjashtuar Mbreterine e Bashkuar dhe Irlanden.

Rregullat e reja pas liberalizimit te vizave a me lejojne te jetoj dhe punoj ne zonen Shengen

Asnjera nga keto te dyja. Rregullat e reja do te aplikohen vetem per udhetim. Ato nuk u japin qytetareve te Shqiperise te drejten per te banuar me teper se tre muaj rresht apo te punesohen ne nje nga vendet e zones Shengen por sigurisht nese planifikoni per te qendruar me gjate per tu punesuar apo per te nisur studimet qe zgjasin me shume se 90 dite atehere duhet aplikuar per nje vize afatgjate apo leje qendrimi.

Sipas faqes zyrtare ne nderrjet te Ministrise se Brendshme

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›