Rregullat shkencore te joshjes
Njerezit e bukur dhe terheqes kane gjithcka. Kur jane foshnja marrin gjithe komplimentet dhe vemendjen e prinderve dhe familjareve. Gjate viteve te shkolles jane shume popullore dhe ne qender te vemendjes dhe kane me pak shanse se te tjeret qe te lihen menjane. Dhe kur rriten kane me shume partnere seksuale dhe kane me shume shanse per tu martuar. Punet shkojne mire edhe ne sferen profesionale. Ata kane pune me te mira dhe paguhen me shume. Ekziston gjithashtu nje perceptim se bukuroshet ne shume raste jane edhe me te shendetshem me te zgjuar dhe me te besuar dhe nese vendosin qe te behen politikane kane nje sukses te padiskutueshem pikerisht fale karizmes se tyre dhe besimit qe ngjallin te te tjeret. Po perse disa njerez shihen si joshes dhe disa te tjere jo Dhe mbi te gjitha perse ne i konsiderojme disa tipare terheqese dhe disa te tjera jo
Sipas nje studimi te fundit gjithcka mund te ndodhe per shkak te antioksidanteve dhe stresit oksidativ. Psikologet kane zbuluar se meshkujt te cilet jane konsideruar si fizikisht me terheqes ne krahasim me meshkuj te tjere kane nivele me te uleta te stresit oksidativ. Ky zbulim ka nje sere implikacionesh te rendesishme deklaron mjeku qe ka drejtuar studimin. Ato perkojne me idene qe grate konsiderojne tipare te caktuara si lsquoterheqese per shkak se keto tipare lidhen me nje sasi stresi me te vogel. Te qenit terheqes ka qene prej kohesh burim mrekullimi dhe misteri per psikologet antropologet shkencetaret qe merren me ceshtjet e menyres se te sjellurit e te tjere. Disa jane marre me avantazhet jetesore qe kane ata individe te cilet kane nje dukje terheqese dhe kane karizem ndersa te tjere jane marre me menyren se si ne njerezit ne pergjithesi vleresojme qe nje tipar eshte terheqe dhe nje tjeter nuk eshte. Nje shkolle mendimi thote se terheqja pas disa tipareve te vecanta nuk eshte dicka qe ne e mesojme por eshte dicka qe ka evoluar me kohe si nje menyre e dallimit te formave virile nga ato te brishta. Kjo teori evolutive mbeshtetet nga nje sere studimesh perfshi edhe studimet qe tregojne se nje foshnje qe sapo vjen ne jete ka preferencen e saj ndaj tipareve te caktuara dhe kryesisht per fytyrat e bukura dhe terheqese. Nje fakt i tille sugjeron se terheqja fizike mund te sherbeje si nje sinjal biologjik i shendetit te mire. Ne lashtesi aftesia e te zgjedhurit te nje individi me tipare terheqese si partner kishte nje domethenie te madhe ne lemin e mbijeteses.
Shume studime jane perqendruar ne tiparet individuale te terheqjes nga floket e verdhe te gjatesia e kembeve trashesia e mesit gjeresia e shpatullave por nderkohe ne thelb te te gjithave qendron asimetria. Nje numer i madh studimesh tregojne se njerezit qe kane nje simetri bilaterale pra ata qe kane tipare simetrike ne te dy anet e trupit konsiderohen si me atraktive. Ndersa njerezit qe kane nje mungese simetrie ne pjese te ndryshme te trupit duke filluar nga tiparet e fytyres e deri tek ato te pjeseve te trupit te krijojne idene se ne nje faze te caktuar te rritjes kane pasur probleme dhe si pasoje nuk jane terheqes ne ate mase qe jane simetriket. Ne termat evolutive dhe ato te mbijeteses nje burre apo nje grua me tipare jo simetrike konsiderohet qe te jete me pak robust dhe terheqes dhe si pasoje me pak i preferuar si nje partner i mundshem. Nje nga shkaqet e mundshme qe krijon asimetrine mendohet qe te jete ekspozimi i individit ndaj stresit oksidativ gjate periudhes kur eshte ne barkun e nenes qe nderhyn pikerisht me zhvillimin e fetusit. Embrioni kerkon energji per tu zhvilluar ne menyren e duhur. Qelizat perdorin oksigjen per ta shnderruar ate me pas ne energji dhe per te krijuar radikale te lira. Keto te fundit jane molekula te pastabilizuara te cilat mund te kene reaksione kimike me molekula te tjera dhe si pasoje mund te shkaktojne nje demtim te qelizave qe njihet si stresi oksidativ. Radikalet e lira mund te mbahen nen kontroll nga antioksidantet por nese ka nje mbingopje radikalesh stresi oksidativ qe prodhohet si pasoje mund te demtoje ADN-ne dhe indet e ndryshme. Stresi oksidativ mendohet te jete nje nga shkaqet kryesore te mutacioneve dhe te luaje nje rol te rendesishem ne procesin e plakjes dhe te semundjeve te ndryshme perfshi edhe vete kancerin.
Mbiprodhimi i radikaleve te lira dhe si pasoje stresi oksidativ qe prodhohet me pas mund te shkaktohen nga nje numer faktoresh. Nje prej tyre eshte pirja e duhanit nga ana e nenes gjate muajve te shtatzenise apo pasja e infeksioneve nga ana e saj qe shkaktojne demtime te fetusit por shkaqe mund te jene edhe obeziteti apo diabeti gjithmone i nenes.
Ne studimin e fundit psikologet e Universitetit ne New Mexico kane kerkuar per shenja te stresit oksidativ ne personat e moshes 18 deri ne 38 vjec. Per kete jane matur dhe krahasuar me njeri-tjetrin 10 tipare dyshe te meshkujve duke filluar me veshet e duke perfunduar me kycet e duarve apo vetullat. Edhe urina e meshkujve eshte matur dhe bashke me te edhe ererat e ndryshme te trupit si ajo e kembeve apo e djerses. Urina eshte analizuar per shkak te matjes se pranise se stresit oksidativ te hormonet. Gjithashtu subjektet jane pyetur ne lidhje me anomali te ndryshme gjate lindjes si lindja e parakohshme qe eshte gjithashtu nje nga shkaqet e shtimit te stresit oksidativ tek individet. Me ne fund nje grupi femrash u eshte kerkuar qe te rendisin pamjet e meshkujve te siperpermendur duke vene ne krye te klasifikimit meshkujt me simpatike dhe terheqes si per sa u perket tipareve te fytyres ashtu edhe tipareve te trupit. Rezultatet tregojne se meshkujt qe u cilesuan si me terheqes nga grate qe u moren me perzgjedhjen e tyre kishin ndjeshem nivele me te ultra te stresit oksidativ. Dhe meshkujt me trupa me simetrike kishin gjithashtu nivele me te uleta te ketij stresi ne trupin e tyre dhe cilesoheshin si me terheqes. Meshkujt qe kishin pasur probleme ne lindje kishin gjithashtu edhe nivel te larte te stresit. Edhe pse rezultatet mund te thuhet se jane te qarta dhe te dukshme pervec kesaj teorie ekzistojne edhe teori te tjera. Studiues te ndryshem kane kerkuar per forma specifike trupore dhe dimensione qe konsiderohen si te deshirueshme nga te tjeret apo si tipare qe do te donim qe ti kishte partneri yne. Per kete jane ekzaminuar shume permasa trupore duke filluar nga permasat e mesit me gjurin e te tjera si keto. Disa studime vene ne dukje se meshkujt terhiqen nga grate qe e kane belin e holle dhe kembet e gjata. Sepse tipare te tilla flasin per nje shendet me te mire te gruas dhe nje aftesi te saj per te sjelle ne jete femije te shendetshem.
Kembet ne fakt kane qene ne qender te vemendjes se shume studimeve. Sipas disave prej tyre kembet e gjata preferohen te grate si dhe te burrat. Nje teori thote se kembet e gjata jane shenje e elegances dhe vec kesaj eshte se ato duke pasur edhe nje bark me te gjate kane mundesi qe te lindin me lehtesisht si dhe te sjellin ne jete foshnja me peshe trupore me te madhe. Gjatesia e kembeve eshte e lidhur edhe me rreziqet e semundjeve te zemres kancerit dhe diabetit si dhe me nje presion me te ulet te gjakut.
Eumlshte arritur tashme argumentimi i faktit se grate terhiqen nga meshkujt me kembe relativisht me te shkurtra sepse kjo i tregon ata me muskuloze dhe ne termat evolutive me te dobishem per tu ciftezuar. Nje tipar terheqes ndaj meshkujve jane edhe shenjat e ndryshme te fytyres sigurisht kur nuk jane te tepruara sepse jane shenja te forces dhe virilitetit qe lidhen me nivele te larta te testosteronit tek individi. Por nga ana tjeter meshkujt me fytyre te paster mund te konsiderohen si me te ndjeshem me suportive dhe me romantike per partneren e tyre. Dhe nuk duhen harruar ne kete rast elementet e personalitetit. Studimi i fundit ka zbuluar fakte gjenetike ne lidhje me zhvillimin e sjelljeve altruiste. Kjo mund te kete ndodhur sepse altruizmi ishte nje nga tiparet qe vleresohej shume ne lashtesi te partneri i ardhshem. Sipas studimeve ne te shkuaren tone evolutive ata njerez me nje sjellje altruiste ciftoheshin me njerez me nje cilesi te tille. Shume shkencetare kane bere studime duke krahasuar tipare te ndryshme njerezore por nje pyetje vazhdimisht ka terhequr vemendjen dhe kuriozitetin e tyre Perse meshkujt preferojne biondet Me kalimin e koheve jane dhene disa lloj pergjigjesh per nje gje te tille. Disa pergjigje kane te bejne me faktin se biondet kane nje lekure me te lemuar apo nje fytyre me te rrumbullaket. Te tjera sugjerojne se biondet kane qene nje mutacion gjenetik. Por sipas nje studimi te Universitetit te Kalifornise pergjigjja eshte se floku i verdhe eshte shenje e nje trupi te mire.