Zyrtare Mirel Josa drejtuesi i ri i stolit te Vllaznise
Mirel Josa eshte trajneri i ri i Vllaznise. 44-vjecari i cili ishte alternativa e preferuar e presidentit Valter Fushaj ka gjetur akordin me klubin per te punuar ne krye te skuadres deri ne fund te sezonit. Ai do te zevendesoje ne skuadren kuqeblu malazezin Mojash Radonjic i cili eshte larguar pas rezultateve zhgenjyese ne keto jave te para te kampionatit. Josa ka fituar besimin e drejtuesve te ekipit shkodran duke mposhtur dy kandidatet e tjere potenciale per kete detyre Shpetim Duron dhe Sulejman Staroven. Sot rreth mesdites ora 12.00-13.00 trajneri i ri do te prezantohet perpara mediave ndersa do te takohet per here te pare edhe me skuadren. Ai do te nise menjehere nga puna duke qene se nuk ka shume kohe ne dispozicion per te pergatitur kuqeblute per sfiden e javes se nente ne Kategorine Superiore kunder Flamurtarit te vendit te trete. Josa do te kete mundesine qe te fitoje menjehere zemren e tifozeve te skuadres duke qene se ai do te debutoje ne Loro Borici. Kjo eshte hera e dyte qe trajneri kryeqytetas emerohet ne krye te stolit te Vllaznise. Per koincidence ne te dyja rastet ai ka zevendesuar dy trajnere te huaj qe kane deshtuar gjate aventures se tyre ne Shkoder. Per here te pare Josa u ul ne stolin e skuadres kuqeblu ne nentor 2006. Ne ate periudhe ish-lojtari i perfaqesueses shqiptare zevendesoi gjermanin Urlih Shulze. Ndersa kete here ai e merr drejtimin e ekipit ne javen e tete te kampionatit pra dy muaj pasi ka nisur sezoni futbollistik 2010-2011 duke zevendesuar malazezin Mojash Radonjic. Kete edicion ai e nisi ne krye te stolit te Shkumbinit ku rezistoi vetem dy jave. Rezultatet jo te kenaqshme barazim 2-2 me Kastriotin dhe humbje 2-0 ne fushen e Lacit nuk i kane pelqyer presidentit te peqinasve Ylli Ndroqit i cili ka bere investime te konsiderueshme ne merkaton e veres. Me pare ai ka punuar edhe ne stolin e Skenderbeut dhe Tiranes ndersa ne vitin 2002 ka qene ndihmes i Sulejman Demollarit ne skuadren perfaqesuese.
RadonjicVllaznia renditet e gjashta ne kampionat duke grumbulluar vetem 11 pike ne 8 javet e para. Shkodranet kane 8 pike me pak se Dinamo kryesuese ndersa humbja ne Peqin ishte e treta sezonale. Pas largimit zyrtar nga skuadra ka folur edhe trajneri Radonjic. Malazezi ka pranuar se ecuria e dobet e kuqebluve lidhej edhe me gabimet e tij. Ai deklaroi Largohem nga Vllaznia. E pranoj qe edhe une kam gabimet e mia per gjendjen ku ndodhet skuadra dhe per rezultatet e dobeta. Kam gabuar ne merkato me futbollistet e afruar dhe gjithashtu e pranoj se zgjedhjet ne formacionin titullar nuk kane qene gjithmone te goditura. Gjithsesi kam mbetur i kenaqur nga aventura ime ne Shkoder dhe shpresoj qe nje dite te rikthehem serish ne krye te skuadres.