Rregullohet faqja e Topit, e sulmuan hakerat serbe
TIRANE- Faqja zyrtare online e Presidencës së Republikës së Shqipërisë i është kthyer normalitetit pas sulmit të bërë nga hakerat serbë në mbrëmjen e së mërkurës.
Sot në mëngjes faqja e internetit www.president. al kishte formatin normal të saj dhe funksiononte normalisht. Zyra e Presidentit informoi mbrëmë se pas sulmit faqja kishte kaluar në ripunim.
Në mbrëmjen e së mërkurës në faqen e presidencës ku duhej të shfaqej fotoja e presidentit Bamir Topi, dilte një fushë e zezë dhe në qendër spikaste flamuri serb si dhe shprehje të shkruara në anglisht të cilat përktheheshin: "Djema jeni shumë të zotë, keni hakërruar faqen jozyrtare të presidentit tonë. Sa gjë e bukur kur dështoni në këtë mënyrë.Si shenjë hakmarrje kemi vendosur të godasim atje ku dhemb me shumë“. Më pas në mes të faqes me germa kapitale po anglisht shkruhej „KOSOVA ËSHTË SERBI”
Hakerat serbë të identifikuar me emrin Skochko & Stronix iu thonë hakerave kosovarë se ishin shumë të zotët kur sulmuan faqen e presidentit Tadic por si përgjigje iu japim këtë.
Sulmi i hakerave serbë ndaj faqeve zyrtare të autoriteteve të larta shqiptare dhe kosovare nuk është i vetmi. Pak ditë më parë hakerat serbë me të njëjtën thirrje Kosova është Serbi hakeruan dhe faqen e presidences kosovare.
(s.g/BalkanWeb)