Ende nuk na kanë dëmshpërblyer për tokën e interkonjuksionit me Podgoricën
01/09/2010 Banorët e fshatrave Hot dhe Gradec në protesta
SHKODER- Banorët e fshatrave Hot dhe Gradec të rrethit Malësi e Madhe kanë paralajmëruar bllokim të rrugës nacionale në rast se nuk do të marrin kompensimet e plota për pronën që u është marrë me qëllim ndërtimin e linjës tepër të rëndësishme të interkonjuksionit Tiranë –Podgoricë. Herë pas here ata u bënë pengesë për zhvillimin normal të punimeve pa u kompensuar. Më pas ata lejuan punimet me shpresën se qeveria do mbante premtimet e kompensimit të tokës së tyre. Tashmë kanë kaluar disa muaj që kanë përfunduar punimet e linjës që kalon në tokat e tyre dhe përsëri ata nuk kanë marrë paratë e premtuara dhe që u takojnë me ligj. Sipas banorëve të Gradecit dhe Hotit, kjo linjë preku tokat e tyre që tre vite më parë, kur dhe filloi ndërtimi i linjës 400 kilovoltëshe. Kompania zbatuese e projektit vendosi shtyllat larta dhe me bazament të gjerë. Vendosja e këtyre shtyllave të tensionit të lartë dhe rrezikshmëria që ata krijonin solli zënien dhe nxjerrjen jashtë përdorimi të sipërfaqeve të mëdha të tokës bujqësore,të vetmin burim jetese të banorëve të të dy fshatrave në fjalë të rrethit Malësi e Madhe. Për më tepër, kjo linjë kalon fare pranë një pjese të mirë të banesave duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve. “Prej më se dy vitesh nuk mund të punojmë tokat tona. Nuk kemi marrë asnjë të ardhur nga toka dhe për shpronësimet nuk na është dhënë asnjë lekë. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi dëgjuar vetëm gënjeshtra. Tashmë nuk kemi çfarë të presim më, por do të lëvizim fuqishëm deri në detyrimin e organeve përkatëse për të na dëmshpërblyer plotësisht për dëmin që na është bërë nga kjo linjë”, thekson shtetasi Ndoc Guri në emër të banorëve të fshatrave Hot e Gradec.