E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullorja e re e Kuvendit, mblidhet sot grupi i punës

TIRANE - Për herë të parë do të mblidhet sot grupi i punës i ngritur për të shqyrtuar ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.
Ndërsa dje u mblodh konferenca e kryetarëve e cila miratoi axhendën tre-javore të punimeve të Kuvendit. Konferenca e Kryetarëve u detyrua të shtyjë seancën plenare të parashikuar për dje dhe vendosi me konsensus që projektligji për Kodin rrugor të votohet në seancën plenare të ditës së hënë më datë 5.11.2011.

Por në axhendën e punimeve është bërë dhe një ndryshim, pasi seanca plenare e ditës së enjte më datën 8 dhjetor, është shtyrë për shkak se kjo ditë është zyrtarisht pushim si “Dita e Rinisë”. Gjithashtu në këtë kalendar është lënë evaziv edhe shqyrtimi i dekretit të Presidentit Bamir Topi për kreun e ri të KLSH-së, i cili i propozoi Kuvendit votimin e kandidaturës së ish-deputetit dhe ish-ministrit Bujar Leskaj. 

Në kalendar është lënë si pikë, “Plotësimi i vendeve vakante në institucione, koha e votimit”. Brenda tre javëve do të diskutohet projektligji për ‘ noterinë’, ai për ‘numrin e identitetit të shtetasve’ dhe drafti për ‘gjendjen civile’ etj. 

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›