E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi 2011-ta shenon numrin me te madh te infeksioneve me HIV

Ne Shqiperi viti 2011 shenoi edhe numrin me te madh te rasteve me infeksionin HIV duke regjistruar 65 te tilla. Ne total numri i te prekurve qe prej vitit 1993 arrin ne 478.

Mjafton te besh nje krahasim te shifrave per te kuptuar se ecuria e Hiv/Aids ne Shqiperi ka njohur vetem rritje me perjashtim te vitit te shkuar. Nje tregues qe sipas specialisteve deshmon se nevojiten masa me te shumta parandaluese. Shqetesim per Shqiperine eshte diagnostikimi ne faze te vone gje qe ben qe te prekurit te paraqiten kur kane kaluar ne stadin e semundjes. Ne fakt afer 40 perqind e te prekurve marrin tanime trajtim. Jane 161 persona mes te cileve edhe 14 femije ndersa 10 femije te tjere jane te infektuar. Shumica e femijeve jane infektuar direkt nga nena nje fakt qe nxjerr ne pah sipas specialisteve nevojen e nje programi per parandalimin e transmetimit nga nena te femija. Rruga me perhapur e transmetimit ne Shqiperi mbetet ajo seksuale.

Por vendi rrezikon te perballet kete vit edhe me nje problem financiar duke qene se Fondi Global per te luftuar AIDS tuberkulozin dhe malarjen do te nderprese financimet e tij. Ne fazen aktuale vetem per trajtimin e te semureve me Sida nevojiten afer 150 mije euro pa folur ketu per nevojat per parandalim dhe ndergjegjesim. Ky shqetesim u ngrit me force sot nga Rrjeti kombetar per HIV/AIDS drogat dhe shendetin riprodhues nje grup organizatash vullnetare qe veprojne ne keto fusha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›