E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denohet ashper perdhosja e varrezave hebraike ne Prishtine

Ne Kosove autoritetet me te larta te vendit denuan sot incidentin ne varrezat hebraike ne Prishtine duke bere thirrje per venien sa me pare para drejtesise te pergjegjesve te cilet kishin vizatuar kryqin e thyer nazist mbi to.

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga nepermjet nje komunikate ka vleresuar se demtimi i varrezave paraqet nje akt ne kundershtim te plote me traditat e vlerat e popullit te Kosoves te mbeshtetura ne tolerance dhe respekt te plote per te gjithe te vdekurit dhe te gjitha monumentet. Ky akt i demtimit te varrezave te hebrenjve ndaj te cilave qytetaret dhe institucionet e Kosoves kane treguar perkujdesje te vecante eshte ne kundershtim edhe me qendrimin e popullit shqiptar i cili edhe ne periudhat me te renda i ka dale ne mbrojtje hebrenjve thuhet ne deklaraten e presidentes Jahjaga.

Nderkaq kryeministri i Kosoves Hashim Thaci e ka cilesuar kete incident si nje sulm qyqar qe eshte nje sulm kunder shtetit te Kosoves dhe mbi te gjitha eshte kunder vlerave te tradites se qytetareve te Kosoves per tolerance bashkejetese dhe respekt qe eshte kultivuar gjate gjithe historise se saj.

Edhe zevendeskryeministri Behgjet Pacolli ka theksuar se akte te tilla nuk i perkasin shoqerise se Kosoves dhe nuk perfaqesojne ate.

Kryetari i Parlamentit te Kosoves Jakup Krasniqi ne nje komunikate ka theksuar se demtimi i varrezave paraqet nje akt jo njerezor dhe ne  kundershtim  te plote me vlerat  e tolerances  fetare qe i karakterizon qytetaret e Kosoves. Populli shqiptar ne koherat me te erreta te njerezimit  jo vetem qe nuk ka qene diskriminues por ka treguar ndjenja  te fuqishme vellazerore ndaj hebrenjve thuhet ne reagimin e zotit Krasniqi.

Incidenti eshte denuar mbreme edhe nga Ambasada amerikane ne Prishtine e cila ka theksuar se kjo veper e urrejtjes perben fyerje jo vetem ndaj familjeve te te varrosurve aty dhe ndaj komunitetit hebraik ne Kosove dhe pertej por po ashtu eshte fyerje ndaj shtetit dhe shoqerise shumetnike te Kosoves. Kjo eshte nje veper e perbuzjes se normave me themelore te tolerances bashkejeteses dhe respektit dhe nuk mund te tolerohet thuhet ne komunikate.

Ne qershor te ketij viti studentet e Universitetit Amerikan ne Kosove ishin perfshire ne nje projekt te restaurimit te varrezave hebraike. Ambasada ne reagimin e saj e vlereson incidentin si sulm ndaj vepres se tyre te miqesise dhe vullnetarizmit.

Nuk eshte dhene ende ndonje hollesi nga organet e rendit lidhur me kete incident.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›