Rregullorja e re, shtyhen dekretet e Presidentit
22/06/2010 Komisioni i Ligjeve në pritje të votimit të ndryshimeve dhe informacionit nga institucionet
Rregullat e reja të pamiratuara nga Kuvendi, por të propozuara nga Partia Demokratike për dekretet e Presidentit, kanë shtyrë zhvillimin e seancës dëgjimor për kandidatët e dekretuar nga kreu i shtetit Bamir Topi për anëtarë të Gjykatës së Lartë, ndonëse Komisioni i Ligjeve i kishte parashikuar në rendin e punimeve. Dje përfundoi afati trejavor që Rregullorja e Kuvendit parashikon si afat që ky komision ka në dispozicion për të parë nëse kandidaturat i plotësojnë kushtet ligjore. Ndërkohë mazhoranca këmbëngul në zhvillimin e tri e më shumë seancave dëgjimore për secilin kandidat, praktikë të cilën ia mundësojnë vetëm propozimet e reja për ndryshimin e Rregullores. Arsye e tjetër po kaq e rëndësishme për shtyrjen ka shërbyer edhe mungesa e informacionit të kërkuar nga Kuvendi për disa institucione për kandidatët Vexhi Muçmata, Sokol Çomo dhe Medi Bici. Komisioni i Ligjeve menjëherë pas depozitimit pranë tij të dekreteve të Presidentit nisi procedurën e grumbullimit të informacioneve të nevojshme për secilin kandidat para se të nisë procedurat e tij. Kërkesat bazoheshin në pyetjet që disa prej anëtarëve të Komisionit kishin ngritur rreth figurës së kandidatëve, për të cilat një pjesë e përgjigjeve do të jepej me shkrim prej institucioneve të cilave u ishte përcjellë kërkesa. Konkretisht Komisioni u ka kërkuar informacion lidhur me performancën e tre emrave të dekretuar Prokurorisë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tatimeve, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe kontrollit të Pasurisë dhe Dhomës së Avokatisë. Mësohet se pikërisht dy institucionet e fundit janë treguar jokorrekte dhe nuk kanë depozituar pranë Kuvendit dosjet me përgjigjet respektive për secilin kandidat. Kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë (Muçmataj, Çomo dhe Bici), ndryshe nga paraardhësit e tyre, po i nënshtrohen një hetimi të plotë dhe të hollësishëm nga Kuvendi.