Policia me strukturë të re, shtohen 19 sektorë dhe 3 drejtori
22/06/2010 Fytyra e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, me të gjitha ndryshimet
TIRANË- Thuajse të gjitha departamentet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit pësuan ndryshime dhe struktura e re po nis të marrë formë. Kështu, përveç Rendit dhe Qarkullimit Rrugor ka pasur edhe lëvizje të oficerëve të lartë. Nga burimet konfidenciale të policisë, ende të pakonfirmuara zyrtarisht, mësohet se disa prej ndryshimeve më të rëndësishme janë krijimi i tri drejtorive dhe 19 sektorëve.
Siguria publike
Departamenti për Sigurinë Publike ka pësuar një sërë ndryshimesh, ku është shtuar një drejtori i re, që merr përsipër shumë kompetenca të hetimit të krimeve.
Drejtoria e Rendit Publik dhe Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme me strukturën e re do të quhen “Drejtoria e Sigurisë Publike”. Hiqet Sektori për Parandalimin e Krimit dhe Policimi në Komunitet, pasi bëhet drejtori. Kështu, në Departamentin e Sigurisë Publike është shtuar Drejtoria për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve. Ajo do ketë dy sektorë: për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit dhe i Mbrojtjes së të Miturve dhe Dhunës në Familje. Te Drejtoria e Policisë Rrugore janë shtuar dy sektorë: Sektori i Edukimit, Verifikimit dhe Parandalimit të Aksidenteve dhe Sektori i Shërbimeve Mbështetëse. Njësia Teknike Operacionale në këtë drejtori do të quhet “Njësia për Kontrollin e Autostradave”. Ndërkaq në këtë drejtori janë shtuar 12 njësitë rajonale të policisë rrugore, nga një në secilin qark.
Hetimi i krimeve
Nga burimet policore, në strukturën e re vihen re ndryshime që nga Departamenti i Hetimit të Krimeve, që tashmë do të njihet si “Departamenti Kundër Krimeve të Rënda dhe të Organizuara”. Zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Policisë i hiqet nga varësia direkt Zyra për Përgjimin e Telekomunikimeve Informative, e cila kalon në varësi të një drejtorie të re. Në Drejtorinë Kundër Krimeve të Rënda hiqen tre sektorë, që janë: Sektori i Mbrojtjes së të Miturve dhe Dhunës në Familje, Sektori i Mbështetjes Tekniko-Shkencore e Mbikëqyrjes dhe Reparti i Vëzhgimit.
Në departamentin e krimeve është shtuar Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, duke e çuar në shtatë numrin e drejtorive në këtë departament. Forca e Posaçme Operacionale ka në varësi katër sektorë, që janë: Sektori i Forcës së Posaçme, Sektori për Menaxhimin e Punonjësve në Mbulim, Sektori për Mbështetjen Tekniko-Shkencore e Mbikëqyrjen dhe Zyra për Përgjimin e Telekomunikimeve Informative. Gjithashtu në Departamentin Kundër Krimeve të Rënda dhe të Organizuara Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar bëhet Drejtoria Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve. Nga kjo drejtori vareshin tre sektorë të fuqishëm, që ishin: Sektori Kundër Narkotikëve, Sektori Kundër Trafikut të Paligjshëm dhe Forca e Posaçme. Megjithatë në Drejtorinë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve është shtuar Sektori për Hetimin e Aseteve Kriminale. Ndërkaq ndryshim ka pasur edhe Instituti i Policisë Shkencore, që tashmë kthehet në Drejtorinë e Policisë Shkencore. Gjithashtu nga Drejtoria e Analizës së Informacionit Kriminal janë hequr katër sektorë dhe është shtuar një i ri. Me strukturën e re kjo drejtori nuk do të ketë në varësi Zyrën Qendrore Kombëtare INTERPOL, Sektorin e Oficerëve Ndërlidhës, Zyrën e EUROPOL dhe Sektorin e Qendrës Antitrafik në Vlorë, që është shkrirë. Kësaj drejtorie i është shtuar Sektori i Cilësisë së Informacionit dhe Auditimit Memex. Ky sektor ka të bëjë me grumbullimin e informacionit kriminal.
Drejtori i përgjithshëm
Edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të ketë më tepër kompetenca. Në varësi të tij është krijuar Drejtoria e Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar. Në këtë drejtori janë katër sektorë që i hiqen Departamentit të Krimeve. Sipas të dhënave, ato janë: Zyra Qendrore Kombëtare INTERPOL, Sektori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Sektori i Oficerëve Ndërlidhës dhe Zyra e EUROPOL. Ndërsa nga Drejtoria e Standardeve Profesionale hiqen dy sektorë: Sektori i Koordinimit të Projekteve dhe Sektori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Teknik-Policor.
Shërbimet Mbështetëse
Departamenti i Shërbimeve Mbështetëse ka pësuar gjithashtu ndryshime, por më pak se rendi dhe krimet. Në të janë shtuar dy sektorë të rinj, që janë në varësi të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm: Sektori i Koordinimit të Projekteve, që është hequr nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në varësi të drejtorit të përgjithshëm, dhe Sektori i Profilaksi-Mjekimit, që është hequr nga Drejtoria e Personelit. Ndërsa te Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit shtohen gjashtë sektorë, por thuajse të 11 sektorët janë të rinj. Kësaj drejtorie i është dhënë përparësi. Kështu, në këtë drejtori do të jenë Sektori i Infrastrukturës Elektrike dhe T.I., Sektori i Trajnimit, Sektori Helpdesk, Shërbimeve të T. I. në Organe dhe Reparte, Sektori Antenave, Radio dhe Radarë, Sektori i Kamerave, i Telefonisë, Aksesit, Sektori i Rrjetit, Sektori i Serverave, Sektori i Bazës së të Dhënave, Sektori i Sigurisë, Sektori i Projekteve, Programimit dhe Zhvillimit dhe Sektori i Mbështetjes të T.I.
Drejtoritë dhe sektorët e rinj të sapokrijuar
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale
Drejtoria për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve
Drejtoria e Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar
Sektori për Mbështetjen Tekniko-Shkencore e Mbikëqyrjen
Sektori për Menaxhimin e Punonjësve në Mbulim
Sektori i Edukimit, Verifikimit dhe Parandalimit të Aksidenteve
Sektori për Hetimin e Aseteve Kriminale
Sektori i Forcës së Posaçme
Sektori i Cilësisë së Informacionit dhe Auditimit Memex
Sektori i Shërbimeve Mbështetëse
Sektori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar
Sektori i Infrastrukturës Elektrike dhe T.I.
Sektori i Trajnimit
Sektori i Helpdesk, Shërbimeve të T. I. në Organe dhe Reparte
Sektori i Antenave, Radio dhe Radarë
Sektori i Kamerave, Telefonisë, Aksesit
Sektori i Projekteve, Programimit dhe Zhvillimit
Sektori i Rrjetit
Sektori i Serverave
Sektori i Bazës së të Dhënave
Sektori i Sigurisë
Sektori i Mbështetjes të T.I.
Emërimet e reja
- Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ishte drejtor i Rendit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
- Behar Stafa emërohet drejtor i Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. E Mbante këtë funksion i komanduar.
- Nuri Locaj emërohet drejtor për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Departamentin e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ka mbajtur funksionin e shefit të Sektorit të Krimeve të Rënda në Departamentin e Hetimit të Krimeve.
- Lutfi Minxhozi emërohet shef sektori tek Asetet Kriminale në Drejtorinë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Departamentin e Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Më parë e mbante këtë funksion në Drejtorinë Kundër Krimit Ekonomik.
- Krenar Ahmeti emërohet shef i Njësisë për Kontrollin e Autostradave në Drejtorinë e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ishte shefi i sektorit të Rendit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
- Ilia Nasi emërohet drejtor i Rendit dhe i Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme. Mbante funksionin e drejtorit të policisë në Dibër.
- Vullnet Topalli emërohet drejtor i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ka mbajtur funksionin e drejtorit të policisë së Shkodrës.
- Asllan Domi emërohet shef i sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Tiranës.
- Urim Rexhepi emërohet shef i sektorit të rendit në drejtorinë e policisë së Tiranës. Mbante funksionin e shefit të sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Tiranës.
- Ilir Sula komandohet drejtor i policisë së qarkut Shkodër. Deri dje mbante detyrën e zëvendësdrejtorit të policisë në Shkodër.
- Artan Osmani emërohet shef sektori i Policisë Rrugore pranë drejtorisë së policisë së Qarkut të Fierit. Mbante të njëjtën detyrë në drejtorinë e policisë së Tiranës.
- Arian Bozhaj komandohet drejtor i policisë së qarkut të Dibrës. Mbante detyrën e zëvendësdrejtorit të policisë në Dibër.