E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, afatet per zgjedhjen e degeve

22/06/2010 Renditja e 10 preferencave nëpërmjet plotësimit të formularit A-2 nis më 22 korrik

MASH ka shpallur 225 programet e studimit të lartë ku mund të aplikohet

Cikli i pranimeve në universitetet publike për vitin akademik 2010-2011 do të iniciojë me fazën e përzgjedhjes së kandidatëve fitues pas datës 30 korrik, kohë në të cilën do të ketë përfunduar plotësimi i formularit të 10 preferencave. Ndryshe nga një vit më parë, maturantët e 2010-s, duke përfshirë këtu edhe ata të viteve të mëparshme, do të plotësojnë 10 preferencat sipas rendit zbritës nga më e pëlqyera te më pak e preferuara pas datës 20 korrik. Brenda kësaj kohe do të ketë përfunduar edhe procesi i vlerësimit të provimeve me zgjedhje si dhe nxjerrja e rezultateve të konkursit për degët e arteve, arkitekturës dhe ato sportive. Ndonëse do të plotësojnë 10 degë, kandidatët edhe këtë vit do të përzgjidhen si fitues vetëm në njërën prej tyre, e pikërisht në atë degë që renditet si preferenca më e lartë. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Arsimit mbi programet e studimit, pohohet se këtë vit në formularin A-2 do të listohen 225 degë të fakulteteve publike në të gjitha vendin, nga ku maturantët do të përzgjedhin vetëm 10 prej tyre.

me shume ne gazeten e dale ne treg

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›