Rregullorja ja si AMA shkel ligjin

Megjithëse Endira Bushati, kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive
ka 3 vjet që mban këtë post, duket se nuk e ka kuptuar ende rolin dhe
detyrat e medias në ngritjen e problematikave, gjë të cilën ajo e
interpreton si presion ndaj institucionit të saj.
"Në lidhje me kronikën e transmetuar nga Top Channel, sqarojmë këtë subjekt si dhe opinionin publik se: Rregullorja e miratuar rreth një muaj më parë për licensimin e rrjeteve numerike nëpërmjet procedurës 'beauty contest-it' nuk ka lidhje me takimin e organizuar të enjten, për konsultimin publik të dy projektrregulloreve mbi të drejtën e transmetimetimit të programeve audiovizive", thotë Fatbardh Zenelaj, drejtor për Marrëdhëniet me publikun në AMA. Kujtojme se gjate gjithe kronikave te Top Channel per temen ne fjale, ajo qe eshte kontestuar ne rruge zyrtare dhe publikisht eshte procesi i dixhitalizimit ne teresi, dhe jo vetem 'beauty contest'. Grupi i rregulloreve ne fjale, kane lidhje direkte me procesin ne teresi qe po diskutohet. Eshte detyre dhe njekohesisht aftesi e Top Channel, qe po evidenton problemet per te cilat AMA nuk i pergjigjet pyetjeve te perseritura si: perse AMA nuk perpiloi dokumentin e strategjise, detyre ligjore e saj, por ishte MITIK qe permbylli dokumentin pa pjesëmarrjen e operatoreve private dhe pa marre parasysh asnje sugjerim te tyre? Perse me kete dokument te kontestuar e te pazbatueshëm per kete sektor, gje qe e ka shprehur edhe vete kryetarja Bushati, kerkohet te vijohet me licencimet? Perse nuk ka pergatitur planet perkatese te caktimeve frekuencore te domosdoshme per te nisur kete proces teknik? Sic shihet nga një dokumet që Top Channel i kërkoi AMA-s, “Rregullorja për licensimin e rrjeteve numerike” nuk është firmosur nga nënkryetari Sami Nezaj. Sakaq paçka se është firmosur nga anëtari Gent Ibrahimi, firma e tij nuk ka vlerë pasi mandati i tij ka mbaruar në muajin shtator. Pra vendimi për rregulloren i datës 02 Korrik 2013, pavarësisht se trajtohet nga AMA si i ligjshëm në vetvete është i paligjshëm, pasi nuk ka kuorumin e nevojshëm. Le t'i referohemi një tjetër shkelje të AMA-s. Neni 48 i Ligjit për Median Audiovizive në Republikën e Shqipërisë që thotë se: “AMA, në procesin e përgatitjes së dokumenteve rregullatore, sipas kërkesave të këtij ligji dhe përpara marrjes së vendimeve, të cilat kanë një ndikim të ndjeshëm në ofrimin e shërbimeve audio dhe audiovizive, është i detyruar të marrë dhe të vlerësojë mendimin e palëve të interesuara nëpërmjet këshillimit publik.Në procesin e këshillimit publik, AMA publikon dokumentet rregullatore të propozuara dhe kërkon paraqitjen me shkrim të mendimit të palëve të interesuara, brenda një afati kohor të publikuar, i cili nuk duhet të jetë më pak se 30 ditë". Pra ligji e detyron AMA-n të këshillohet me grupet e interesit përpara se miratojë aktet. Në kundërshtim me ligjin AMA fillimisht ka miratuar aktet dhe më pas ka nisur konsultimet të cilat janë bojkotuar nga grupet e interesit Top Channel, TV Klan dhe platforma DigitAlb. Pikërisht po për këtë çështje le t'i referohemi mbledhjes së Këshillit të AMA-s datë 22.5.2013. Nga burime brenda AMA-s, Top Channel ka siguruar një kopje të procesverbalit të mbledhjes nga ku anëtari Zylyftar Bregu ka ngritur këtë shqetësim: Bregu: Në rilexim të ligjit, Neni 48 e bën konsultën me operatorët të detyrueshëm, nuk na lë më ne në dëshirën tonë duam apo nuk duam, por thotë AMA në procesin e përgatijes së dokumentave dhe përpara marrjes së vendimeve është e detyruar të marrë dhe vlerësojë mendimin e palëve të interesuara. Kështu unë tërhiqem nga miratimi që i kam bërë regullores së parë. Më pas ndërhyn kryetarja e AMA-s Endira Bushati... Bushati: "Një sekondë, e thamë që për rregulloret e licensimit të këshillohemi ndërsa për pagesat nuk kërkojmë mendim ne. Bregu: Rregulloren e miratuam pa këshillim dhe unë kam këtu procesverbalin që unë e kam thënë se Samiu e ka miratuar, por nuk e di nëse i qëndron apo jo. Ky është nen që e detyron qartë. Nga ky diskutim mes kryetares Endira Bushati dhe anëtarit Zylyftar Bregu duket qartë se nuk është zbatuar neni 48 i ligjit. / Top Channel