E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreh qenin, "amerikania" e denoncon ne polici

Fier- Rrihte qenin, gruaja "amerikane" denoncon fqinjin ne polici. Kafshet kane fituar imunitet edhe ne Shqiperi. Denoncimi i rralle eshte depozituar dje ne policine e Fierit. Nje 50 vjecare akuzoi ne komisariat fqinjin per keqtrajtim te qenit te tij. Duke kerkuar nderhyrjen e uniformave blu, per t'i dhene fund dhunes ndaj kafshes besnike, gruaja ka treguar se i gjithe pallati shqetesohet nga te qarat e qenit, ndersa rrihet prej te zotit. Medine Fierza eshte paraqitur paraditen e djeshme para godines se drejtorise se policise, duke i thene oficerit roje se do te kryente nje denoncim. Ndersa ka marre stilolapsin per te shenuar ne regjister problemin, oficeri eshte befasuar nga historia. Gjithsesi ka mbajtur shenim gjithcka deri ne detaje, duke raportuar me lart shqetesimin e gruas. "Ai e rreh gjithnje qenin e tij dhe ulerimat vene ne panik pallatin. Ditet e fundit keqtrajtimi ndaj kafshes eshte rritur se tepermi dhe kerkoj ndihmen tuaj qe te zgjidhet kjo ceshtje", eshte shprehur Fierza ne komisariat. E pyetur nga gazeta, gruaja tregon se banon ne lagjen "8 Shkurti", ne katin e dyte te nje pallati. "Prej pese muajsh fqinji im Erion Trifoni ka marre nje kelysh qe tani eshte kthyer ne qen te madh dhe e keqtrajton. Kemi pese muaj qe merremi me te dhe ditet e fundit dhuna eshte e rritur, duke e detyruar kafshen qe te qaje dite e nate", thote Medineja. Burime zyrtare te policise Fier thane se ky eshte rasti i pare i nje denoncimi per keqtrajtimin e nje qeni, duke te kujtuar historite e gjyqeve te shumta ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›